• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtari i FBI trondit SHBA: Donald Trump mund të ketë kryer një krim

by Java News
18/02/2019 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ushtruesi i detyrës së shefit të FBI-së, Andrew McCabe ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë kryer krim kur ka shkarkuar James Comeyn nga pozita e drejtuesit të kësaj agjencie, në përpjekje për t’i dhënë fund hetimeve që po zhvillohen për presidentin Trump dhe lidhjeve të dyshuara të fushatës së tij presidenciale me Rusinë.

McCabe po ashtu ka thënë, në një intevistë për programin televiziv 60 minuta në CBS, se FBI-ja ishte justifikuar për hapjen e hetimeve rreth asaj nëse Trump ka qenë duke bashkëpunuar me Rusinë gjatë fushatës.

“Ideja është që, nëse presidenti ka penguar drejtësinë, ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, [James Comey] për të pasur ndikim negativ apo për mbyllje të mundshme të hetimeve ndaj hapave të dëmshëm të Rusisë apo edhe mbështetjes së fushatës së tij, ju si hetues duhet të pyesni veten ‘Pse presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta bënte këtë?” ka thënë McCabe.

“Prandaj të gjitha faktet e llojit të tillë na shtyjnë të mendojmë nëse ka pasur ndonjë lidhje joadekuate, një lidhje mes presidentit dhe Qeverisë së Rusisë?”

“Presidenti mund të jetë përfshirë në pengim të drejtësisë teksa ka shkarkuar Comeyn”, është shprehur ai.

Presidenti amerikan pati thënë në një intervistë më 2017 se ka qenë “çështja e Rusisë” që e ka nxitur për ta shkarkuar ish-shefin e FBI-së nga pozita.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk ka pranuar të përgjigjet.

Intervista e McCabe ka fituar shumë vëmendje pas publikimit të disa pjesëve të librit të tij më të ri, në të cilin ka treguar përvojat e tij me administratën Trump.

Trump e ka akuzuar McCabe për gënjeshtra dhe ka thënë se ky i fundit ka qenë paragjykues ndaj presidentit./R.E.L

Next Post
Rishfaqet Gruevski, rrëfen si u arratis nga Maqedonia

Rishfaqet Gruevski, rrëfen si u arratis nga Maqedonia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In