• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zyrtare/ Zjarri në ‘Notre Dame’ aksidental, në më pak se 24 orë dhurohen gjysmë miliard € për rindërtimin

by Java News
16/04/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas më shumë se 9 orësh luftë me flakët, gati 400 forca zjarrëfikëse nga Parisi kanë arritur që të shuajnë plotësisht zjarrin e tmerrshëm. Trishtim, të pafuqishëm, mosbesues! Këto tre ndjenja i gjen të përziera me njëra- tjetrën tek çdo francez, por edhe tek çdo qytetar i botës, të cilët është e pamundur që të mos kenë dëgjuar të paktën një herë në jetë për Katedralen Notre-Dame de Paris. Trishtim, sepse një pjesë e historisë u shkatërrua; të pafuqishëm, sepse përtej dëshirës së mirë, askush nuk mund të jepte një ndihmë sado të vogël, dhe mosbesues për atë se ç’mund të ndodhë me rikonstruktimin e Katedrales. A do t’i ngjajë ajo asaj të mëparshmes? Është kjo pyetja që kërkon një përgjigje të menjëhershme, por askush nuk di t’i përgjigjet.

Pas me shume se 9 oresh lufte me flakët, gati 400 forca zjarrfikëse nga Parisi kanë arritur që të shuajnë plotësisht zjarrin e tmerrshëm. Fatkeqësisht, 2 policë dhe një zjarrfikës u plagosën lehtë. Megjithatë, brigada e zjarrit ka dhënë lajmin e mirë se struktura e gurtë e katedrales është ruajtur si dhe disa nga veprat kryesore të artit. Hetimet kanë përfunduar dhe është dalë në përfundimin që zjarri ka qenë aksidental.

Kryebashkiaku ka vënë në dispozicion 80 milion euro nga buxheti i shtetit që ishin parashikuar për qytetin, për rindërtimin e Katedrales, e megjithatë miliarderët në mbarë botën ka nisur të bëjnë dhurimet e para. Shuma e përgjithshme e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit deri më tani është 401 milionë euro.

Rindërtimi i ‘ Notre Dame’, në më pak se 24 orë dhurohen gjysmë miliard euro
Në më pak se 24-orë  nga djegia e Katedrales së Parisit, janë mbledhur rreth gjysmë miliardë euro për rindërtimin e “Notre Dame”. Miliarderët dhe bizneset kanë dhuruar shifra të mëdha parash, për të shpëtuar “një pjesë të historisë  së Francës”.

Angazhimi i fundit ka ardhur nga kompania franceze e naftës dhe gazit Total. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Patrick Pouyanné, ka dhuruar 100 milionë euro. Të  njëjtën shumë ka dhuruar më herët edhe miliarderi francez François Pinault. Gjithashtu, familja e Bernard Arnault, manjatit francez të biznesit që zotëron mallra luksoze dhe shtëpi modës LVMH, ka premtuar të kontribuojë me 200 milionë dollarë. 1 milion euro janë dhuruar edhe nga kompania e teknologjisë “Capgemini”. Shuma e përgjithshme e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit deri më tani është 401 milionë euro. Kjo shifër nuk përfshin 80 milion euro të vendosur në dispozicion nga Bashkia.

Pamje të trishta/ Brenda Katedrales së Parisit, një ditë pas tragjedisë

Në brendësi të katedrales pas zjarrit

Në brendësi të katedrales pas zjarrit

Në brendësi të katedrales pas zjarrit

Në brendësi të katedrales pas zjarrit

Në brendësi të katedrales pas zjarrit

Në brendësi të katedrales pas zjarrit

Në mes të rrënojave që po digjeshin, qirinjtë brenda në Notre Dames, po vijonin të digjeshin. CNN ka sjellë disa foto ekskluzive, brenda Katedrales, një ditë pas ngjarjes që mori vëmendjen e botës. Qirinjtë që ishin ndezur nga vizitorët për lutjet e tyre, vijonin të digjeshin. Pamjet nga brenda Katedrales, janë të trishta, gati- gati duket aq sa është e vështirë për ta besuar se ajo ka qenë një prej vendeve më të bukura dhe të vizituara në Francë.

‘Zemra e Parisit në hi’, si u hapën sot mediat franceze

Ashtu siç pritej, në faqet të gazetave në Francë, është Katedralja e Parisit në flakë.


Le Monde publikoi një botim të veçantë, me titull “Notre Dame, Notre Histoire” (“Zonja jonë, historia jonë”).

“Tragjedia jonë” shkruhet në faqen e parë të gazetës ” Libération” , dhe në foto është momenti më tragjik, kur kulla gotike e Katedrales u shemb, si pasojë e zjarrit.

Një pamje e ngjashme është pasqyruar edhe në gazetën Le Parisien me titull: “Zoja e Lotëve”. Gazeta është në pronësi të Louis Vuitton, miliarderit të modës, CEO i së cilës, Bernard Arnault, më parë premtoi një donacion prej 200 milionë dollarësh (226 milionë dollarë) për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve për rindërtimin.

Gazeta katolike franceze “La Croix” ka të njëjtën pamje; kulla gotike duke u rrëzuar, me titull “zemra në hi”.

    Zyrtare: Zjarri në Katedrale ishte aksidental

      “Zjarri ishte aksidental”. Në këtë përfundim është dalë, pas hetimeve të bëra. Valérie Pécresse, kryetarja e Île-de-France në një deklaratë për mediat, ka mohuar që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

      “Ishte një aksident. Nuk ishte i qëllimshëm”, u shpreh ajo.

      Pécresse deklaroi se Île-de-France do të hapë një fond emergjence prej 10 milionë eurosh për të ndihmuar në përpjekjet për rindërtimin e Katedrales.

      9 orë për të shuar flakët? Pse zjarri i në Katedralen e Parisit ishte aq i vështirë për t’u fikur?

      Flakët në Katedralen e Parisit mund të ishin shuar më shpejt, nëse nuk do bëhej fjalë për strukturën e kësaj ndërtese. Gregg Favre, një ish zjarrfikës me Departamentin e Zjarrit në St Louis tha se struktura e saj e gurtë ua bënte shumë të vështirë forcave zjarrfikëse të depërtonin në burimin e zjarrit. Gjithashtu,  Favre thekson se që në minutat e para që ra zjarri, u kuptua se do të ishte një “luftë” shumë e vështirë dhe në këtë rast, zjarrfikësit ishin në disavantazh, ende pa nisur nga puna.

      Sikur të mos mjaftonte pjesa e saj e gurtë, që e bënte të vështirë që uji të depërtonte, pjesa e drunjtë es aj ishte një tjetër problem. Për shkak të flakëve, drunjtë shkëputeshin dhe nëse zjarrfikësit do të futeshin në pjesën e brendshme, mund të rrezikonin jetën. Kështu situata do të bëhej edhe më tragjike. Rreth 400 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e flakëve, e cila u arrit vetëm pas 9 orësh.

      Pronari i Louis Vuitton dhuron 200 mln €: Katedralja, simbol i yni 

      Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo ka deklaruar se do të zhvillojë një konferencë të madhe për të mbledhur fonde për të rikthyer siç ka qenë Katedralen e Parisit. Ai bëri të ditur se fondet që ka parashikuar për qytetin, ku bëhet fjalë për në shifër rreth 80 milion euro, do të shkojnë të gjitha për rindërtimin e Katedrales. Megjithatë, edhe para se konferenca të zhvillohet, miliarderët kanë ofruar ndihmën e tyre. Familja e Bernard Arnault, manjatit francez të biznesit që zotëron shtëpinë e modës Louis Vuitton, ka dhuruar 200 milionë euro. Në një deklaratë për mediat, familja e quajti Notre Dame një “katedrale të jashtëzakonshme dhe një simbol të Francës”. Donacioni vjen pasi miliarderi francez François Pinault premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales së shkatërruar nga zjarri.

      Disa fakte të rëndësishme/ Çfarë e bën kaq ikonike Katedralen e Parisit?

      Katedralja ka qenë një simbol i katolicizmit dhe identitetit francez për më shumë se 850 vjet.

      Guri i themelit u vendos në vitin 1163 nga Papa Aleksandri III dhe katedralja u përfundua në shekullin e 13-të. Sot, me kullat, kulmin dhe xhamat me ngjyrë, Notre Dame është një ndërtesa me vlera të rëndësishme arkitekturore , simbol fetar dhe kulturor i Francës. Zona e saj qendrore, e cila u ‘përpi’ tragjikisht nga flakët, u ndërtua në shekullin e 19-të dhe ishte në proces rikonstriktumi, nxitur nga suksesi i romanit të Victor Hugo, “Katedralja e Parisit” (1831). Ajo është një nga atraksionet më të mëdha turistike. E vendosur në  Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, Katedralja numëron rreth 13 milion vizitorë në vit.

      Disa fakte të rëndësishme për Katedralen e Parisit

      1. U deshën 182 vite për ta ndërtuar

      2. Ka kapacitet për të mbajtur më shumë se 6 mijë turistë në moment

      3. Katedralja është e njohur për dritaret e mëdha të xhamit, ndër detajet më të rëndësishme arkitektonike

      4. Notre Dam u dëmtua rëndë gjatë Revolucionit francez. U restaurua nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc në shekullin e 19-të

      5. Është një nga pesë vendet më të kërkuara për t’u vizituar në Paris

      6. Mbreti i Anglisë Henry VI u kurorëzua Mbreti i Francës në katedrale, dhe Napoleoni u kurorëzua atje nga Papa Piu VII

      FOTO/ Ja pjesa që u dëmtua më shumë nga flakët në Katedralen e Parisit

      Zjarri në Katedralen e Parisit ka tronditur të gjithë botën! Dyshimet paraprake janë se flakët kanë nisur në pjesën ku Katedralja ishte në rikonstruktim, e megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare. CNN ka publikuar një foto, në të cilët duket më qartë se cila pjesë e saj ka mbetur më e dëmtuar nga flakët.

      ‘Katedralja do bëhet siç ka qenë’, miliarderi dhuron shifrën e ‘çmendur’ 

      Bashkëshorti  miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së ‘Notre Dame’  e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e dhjeshme. Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault bëri njoftimin menjëherë pasi zjari i madh përfshiu ndërtesën  850-vjeçare në zemër të Parisit.

      Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane,Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas thirrjes së presidentit Macron për një fushatë kombëtare në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbur Notre Dame nga dëmet që shkaktuan flakët.

      Prokuroria e Parisit nis hetimet, dyshimet e para 

      Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë shkaqet e zjarrit, që shkrumboi Katedralen e Parisit, një ditë më parë. Siç shkruan CNN, mësohet se janë marrë dëshmitë e  disa prej punonjësve të cilët ishin mbrëmjen e kaluar në punë. Një pjesë e Katedrales 850 vjeçare ishte në rinovim dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e ndonjë pakujdesie nga punonjësit.

      /a.meta

       

      Next Post
      Populistët nuk do t’i fitojnë zgjedhjet evropiane

      Populistët nuk do t’i fitojnë zgjedhjet evropiane

      Leave a Reply Cancel reply

      Your email address will not be published. Required fields are marked *

      TË FUNDIT

      Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

      Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

      September 12, 2026
      Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

      Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

      September 12, 2026
      Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

      Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

      September 12, 2026
      Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

      Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

      September 12, 2026
      VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

      VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

      September 12, 2026
      Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

      Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

      September 12, 2026
      Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

      Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

      September 12, 2026
      Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

      Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

      September 12, 2026
      Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

      Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

      September 12, 2026
      Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

      Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

      September 12, 2026
      • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
      • Email: javanews.al@gmail.com
      • Kontakt
      • Kreu
      • Rreth Nesh

      © 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

      No Result
      View All Result
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Bota
      • Sport
      • Kulturë
      • Opinion
      • Tendencë
      • Të tjera
        • Media në Tranzicion
        • Kosova
        • Editorial
        • Kuriozitete
        • Teknologji
        • Sociale
        • Horoskopi
        • Dossier
        • Shëndetesi

      © 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

      Welcome Back!

      Login to your account below

      Forgotten Password?

      Retrieve your password

      Please enter your username or email address to reset your password.

      Log In
      WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com