• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarë të PD: Zgjerimi i koalicionit, Basha të mos premtojë mandate deputetësh

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE / Drejtuesit e lartë të PD-së, kanë vendosur  hapin partinë në drejtm të zgjerimit të koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aktualisht PD-ja është në koalcion me PR-në dhe LZHK-në, parti këto parlamentare. Ajo ka nisur negociatat konkrete edhe me PBDNJ-në, si forcë politike parlamentare, që të bëhet pjesë e aleancës me demokrët. Përpos këtij realiteti, krerët e PD-së i kanë bërë thirrje FRD-së së drejtuar nga Bamir Topi, të bëhen pesë e koalicionit opozitar. Por paralelsht me përpjekjet për zgjerimin e koalicionit, kanë filluar të ravijëzohen edhe problematikat se mbi çfarë kushtesh dhe ofertash do të bëhet ky zgjerim. A është e mjaftueshme që të jesh vetëm kundër qeverisë që të jesh pjesë e koalicionit me PD-në? A ka një ofertë konkrete PD- ja ndaj aleatëve të vjetër apo të rinj, me të cilët po kërkon të zgjerojë koalicionin opozitarë? Çështja e mandatit të deputetëve për kryetarët e partive aleate brenda koaliconit të PD-së, duket si më joshja për mjaft kryetar partish të vogla, të cilët e kanë të qartë se në realitetin politik zgjedhor, është e vështirë t’ia dalin vetëm me partinë që drejtojnë, pa ndihmën e dy partive të mëdha. Fillimisht duket se ky është edhe “karremi”, pra, siguria që krerët e partive të vogla të bëhen sërish deputetë, duke u përfshirë në listë e PD-së.

Mandatet

Por kjo alternativë sa vjen dhe po has kundërshti brenda vetë niveleve larta të PD-së. Mjaft deputetë dhe sekretarë të departamenteve në PD, mësohet se po i kërkojnë Bashës që ofertat për koalicion t’i bëjë në kushte realiste. Ata nuk e konsiderojnë racionale vijimin e praktikës që kryetari i një partie aleate të përfshihet në listën për deputetë të PD-së. Dhe për më tepër që partia e vogël aleate të garojë brenda koalicionit me PD-në. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 2013, forcat politike të vogla më shumë morën nga PD-ja sesa i dhanë asaj. Me këto formula, sipas tyre, më shumë u frynë disa parti të vogla thuajse të papërfillshme. Ndaj vlerësohet se premtimet për koalicionet duhet të jenë realiste dhe jo thjeshtë një pazar mandatesh për deputetë, ku disa krerë partish aleate marrin mandate në kurriz të mjaft figurave brenda PD-së që kanë dhënë dhe japin më shumë kontribut.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

68-vjeçari nga Kamza kapet duke bërë orgji me dy prostituta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

Kur do bashkohen Shqipëria e Kosova? Diplomati Qemal Minxhozi: Bashkimi shpirtëror dhe ekonomik është tashmë realitet

March 17, 2026
Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

Berisha akuzoi ambasadorin Gonzato për trillime ndaj PD-së, reagon KE: Nuk komentojmë mbi spekulime

March 17, 2026
Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

Dyshohet se po planifikonin një vrasje në Shqipëri/ Detaje nga arrestimi i dy bjellorusëve dhe një rusi në Kosovë

March 17, 2026
Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

Shqipëria i hap derën produkteve kineze, INSTAT: Tkurren furnizimet nga Turqia dhe Italia

March 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

March 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

March 17, 2026
Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina

March 17, 2026
Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 17, 2026
“Epsteini” ynë

Si t’ua shpjegojmë demokratëve “vetëpërjashtimin” e Salianjit?

March 17, 2026
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In