• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

by E S
17/03/2026 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, Evi Kokalari shpalli kandidaturën për të garuar në zgjedhjet e 23 majit përballë Sali Berishës, por postin e kreut të PD-së.

Ndërkohë ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari deklaroi se kërkesa për futjen e saj në garë për kreun e PD-së do i dorëzohet kryedemokratit Sali Berisha nga avokatë amerikanë.

Kokalari shtoi se pas kualifikimit në garë për kreun e PD-së, pret që të zhvillojë debate televizive të modelit amerikan, përballë Sali Berishës.

Duke e cilësuar PD-në e drejtuar nga Berisha si të zhytur në llum dhe moçal, Kokalari tha më tej se nëse do të fitojë garën, do të bëjë çmos për nxjerrjen e kësaj force politike nga kriza.

Ajo vijoi me akuzat kundër kryedemokratit Berisha, duke thënë se bleu konsulentin e Donald Trump, Chriss LaCivita, i cili ishte drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë akuza Kokalari ka hedhur edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se i ka falur ishullin e Sazanit Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Ajo paralajmëroi se lidhur me këtë çështje do të ketë një hetim ‘bombë’ në SHBA.

Reagimi i Kokalarit:

Në 24 orët e fundit kam pasur shumë kërkesa për intervista dhe e kuptoj që hyrja në garë, sidomos kundër Berishës, përbën lajm.

Për momentin nuk dua të bëj intervista në Shqipëri, edhe pse një apo dy prej jush i kam konsideruar dhe ndoshta do të ulemi në të ardhmen.

Por, në kundërpërgjigje të komenteve tuaja se e kam të nevojshme platformën dhe duhet të filloj të kem audiencë, më lejoni t’ju them se JO – nuk kam nevojë për platformë mediatike, për më tepër që shumë nga ju deformoni fjalën që them. Qëllim keni vetëm klikimet dhe jo realitetin. Më shumë kohë kam kaluar duke ju dërguar mesazhe pas intervistave, duke ju kërkuar të më citoni për atë çfarë kam thënë, sesa vetë minutazhi i harxhuar gjatë intervistës.

Nuk jemi më në 2021, kur isha super naive dhe nuk njihja askënd nga ju. Sot njoh, pa frikë, 80% të atyre që kanë emisione politike dhe shumicën e analistëve nëpër studio, atë shumicë që lë shumë për të dëshiruar.

Për ata që nuk e dinë, intervista e fundit që kam dhënë në Shqipëri ka qenë ditën e zgjedhjeve në Amerikë, (Nëntor 2024) kur fitoi Trump, dhe kam refuzuar çdo intervistë më pas.

Sot, qëllimi im është kualifikimi në garë dhe kërkesa zyrtare do t’i shkojë Sali Berishas këto ditë nga avokatë amerikanë. Çdo intervistë e dhënë momentalisht është konsumim i tepërt.

Në momentin e kualifikimit, Berisha duhet të dalë publikisht në media me mua bashkë për të pasur debate në të njëjtin nivel si në SHBA, me gazetarë profesionalë që bëjnë pyetje reale që u interesojnë demokratëve që kanë të drejtën e votës.

Është e vështirë të mendosh se demokratët e PD-së së Rithemelimit nuk e dinë pasionin tim dhe sinqeritetin tim për ta nxjerrë atë parti nga llumi dhe moçali dhe për ta çuar atë në fitore. Në fakt, ai pasion dhe sinqeritet mblodhi aq shumë mbështetje gjatë foltoreve, dhe Berisha me atë abuzoi më vonë.

Maj–Gusht 2022, lufta ime publike u bë pikërisht për të mbrojtur votën e demokratëve të Rithemelimit, që u vodh haptazi, bashkë me meritokracinë që Berisha, në krahun tim në podiume, ua premtoi, duke futur dhe primaret.

Sali Berisha nuk e mbajti fjalën!!

Unë po – edhe pse e dija që do t’ju vinin kundër meje, siç ndodhi, sërish fola, bëra luftë dhe betejë e vetme! Ky është fakt që askush nuk e mohon dot, sepse është i raportuar masivisht nga media.

Sot kemi njerëz të pafytyrë si kreu i FRPD-së, që jep mend për këtë parti ndërkohë që është futur pa asnjë meritokraci në Këshillin Kombëtar, kryesi dhe parlament. Kujt i duhen këto lloj karakteresh?

Kush nga ju e ka harruar atë luftë që kam bërë pikërisht kundër manipulimeve të zgjedhjeve të FRPD-së, të Këshillit Kombëtar dhe të Kryesisë, dhe këtë të fundit e manipuloi dhe Albana Vokshi, që niste lista emrash me SMS se kë duhej të votonin gratë?

Statuti i PD-së kërkon integritet absolut për kryetarin e saj dhe as Berisha dhe askush tjetër që mund të pretendojë këtë post nuk matet dot me integritetin tim.

Integriteti, karakteri dhe patriotizmi tregohen me fakte dhe AKTE, jo me fjalë koti si të Berishës nëpër foltore apo intervista në TV.

Atyre analistëve dhe elementëve të PD-së që japin mend nëpër studiot televizive se nuk bëhet politika nga jashtë – keni të drejtë, nga jashtë nuk bëhet, por bëhet vetëm nga Ëashington, DC, ku kam kaluar pjesën më të madhe të kohës.

Ju kam thënë më parë: pastrimi politik në Shqipëri nuk bëhet nga terreni, sepse vota, sidomos e atyre që janë pjesë e strukturave të PD-së, manipulohet gjithë kohën. E njëjta gjë vlen edhe për zgjedhjet parlamentare dhe Edi Ramën.

Lufta bëhet nga Ëashington, DC dhe nëse dikush nga ju mund të ketë këllqe, por edhe mundësitë për ta arritur këtë, bujrum – hidhuni. Por mend se ku duhet të jem mos jepni, sepse nuk jeni në zotërim të kapacitetit të duhur për të analizuar se si dhe nga ku e bëj unë betejën.

Nuk dua të lë mënjanë ata analistë studiosh që deri në Tiranë kanë udhëtuar dhe japin mend se si funksionon DASH në Ëashington DC dhe se kjo e fundit s’do merret me votat në Shqipëri. Realisht, kjo tregon injorancë të thellë për sa i përket mënyrës se si llogjikoni dhe se si e perceptoni sesi funksionon SHBA, DASH apo DOJ. Ndoshta, minimalisht, lexoni mjaftueshëm që të analizoni siç duhet, por ju mirëkuptoj, sepse po të kishit aq mënd për analiza, do kishit analizuar së pari veten dhe ju garantoj që do kishit refuzuar të shkonit nëpër studio, sepse do donit të ruanit dinjitetin.

Sigurisht që ai $10 milionshi i Berishës për LaCivitën dhe Continential Strategies e ka vështirësuar punën, por kuptoni që Berisha ka blerë konsulentët dhe jo Presidentin Trump.

E kam thënë shpesh: llum më të qelbur se konsulentët politikë në Amerikë nuk ka, sepse për ta, çdo gjë drejtohet nga leku dhe jo nga parimet. Këtu futen të gjithë me radhë, lobistët të parët.

Punën e ka vështirësuar edhe Edi Rama duke i falur Shqipërinë Ivanka Trump apo Jared Kushner, dhe sërish jam e vetmja që po e luftoj. Si? Këtë nuk mund ta bëj publike momentalisht, por kuptoni që SHBA ka akoma ligje, Kongres, FBI dhe media të pavarura, dhe së shpejti, ndoshta brenda marsit, do dëgjoni “bomba” që do ekspozojnë korrupsionin e Jared, Ivankës, kllounit të Kryeministrisë dhe disa të tjerëve.

Vetëm me pikat më lart, them se jam në mënyrë absolute personi i duhur jo vetëm për një rehabilitim total të PD-së, por edhe për heqjen e Edi Ramës brenda një deri në dy vitesh nga marrja e PD-së dhe, si pasojë, për një rehabilitim total të qeverisë dhe parlamentit, në mënyrë që të kemi një shtet funksional, pa korrupsion, që punon për popullin dhe jo anasjelltas.

Sazani do të mbetet pronë e shqiptarëve dhe sikur Kushner të nisë punën për ndërtim. Kur njerëzit tanë të kenë takat, do ta ndërtojnë atë vet siç duhet.

Korrupsioni interatlantik do marr fund së shpejti. Kjo është në interes të vet Amerikës, kështu që nuk jemi vetëm në këtë betejë.

Dhe dy fjalë për ata që mendojnë se po më ndihmojnë duke më shpjeguar se kush është Berisha, si funksionon PD-ja dhe si nuk do të më lejojë të futem në garë apo të fitoj – dhe meqë kërkoni të dal nga loja pa hyrë mirë, dhe meqenëse e konsideroni veten aq të mençur (dhe ju lexoj të gjithëve, sepse çdo informacion ndihmon në një formë apo një tjetër), më duhet t’ju pyes: a ka ndonjë mundësi që në proces e sipër të mos ofendoni inteligjencën time? Ku e dini ju që unë pikërisht atë dua – manipulimet dhe fallcifikimet e Berishës në kurrizin tim? Do të jem unë viktima që do hyj në korridoret e DASH dhe të DOJ për të dëshmuar se çfarë ndodh në Shqipëri.

Kur luftën e bën vetëm, e vetmja mënyrë për të fituar është një strategji e fortë. Lufta nuk bëhet me 1000 vetë që thjesht hedhin gurë në ajër apo i vënë flakën Kryeministrisë, sikur të ishte pronë e Kristaq Ramës dhe jo e popullit, dhe pastaj kujtojnë se do fitojnë betejat me Edi Ramën.

Lufta fitohet vetëm me një strategji të mirë dhe të sofistikuar, dhe Berishës gjithnjë strategu i ka munguar.

Next Post
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Bojkoti i PD në Kuvend për Iranin, një akt politik

Comments 1

  1. Bruno says:
    1 week ago

    Je nji zonje e rende,dhe e nderuar,demokratet endereshem,nuke do ta harrojne kurre,po e bere kyte te mire.Te na ndihmosh te largojme,kyt ndytsire,qe ka marre peng partin.Ky eshte nji komunist,nuke leshon drejtimin e pd,te cilen e ka marre penge,nga ndytsirat qe e rrethojne.Le te mbesim me shprese,se do ndolle nji gje e tille,largimi i monsters se vicidolit,nga penge marrja e partise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In