Shitja e skuadrës së Milanit është shtyrë për vitin 2017. Skuadra e Milanit nuk do të shitet këtë muaj siç ishte raportuar.
Fininvest, kompania e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi dhe investitorët kinezë, Sino-Europe Sports (SES) kanë konfirmuar datën e re të shitjes.
Kështu, Rossonerët pritet të kalojnë në duart e pronarëve të rinj më 3 mars të vitit të ardhshëm, shkruan “Goal.com”, përcjell Express. (b.an)