• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtare/ Hazard prezantohet te Real Madrid: Letra prekëse e belgut për Chelsea

by Java News
08/06/2019 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka marrë fund telenovela mes Chelsea, Real Madrid dhe yllit belg Eden Hazard. Ky i fundit, nga mbrëmja e së premtes është futbollist i madrilenëve.

Ish-numri 10 i “Bluve të Londrës”, në kontakte me “Los Blancos” dhe trajnerin Zinedine Zidane prej shumë kohësh, ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me ekipin nga “Bernabeu” deri në vitin 2024.

Letra prekëse e Hazard: Faleminderit që më ndihmuat të realizoj dy ëndrra!

Ylli i ri i Realit të Madridit, Eden Hazard, është ndarë nga tifozeria e Chelseat me një letër të hapur, postuar në faqen e tij në Facebook.

“Për miqtë dhe familjen Chelsea,

Ju tashmë e dini që do të bashkohem me Realin e Madridit. Nuk është sekret që ishte ëndrra ime të luaja për ta që i vogël. Kam bërë maksimumin për të mos shpërqendruar veten dhe ekipin në periudhën e vështirë të spekulimeve dhe të vëmendjes mediatike, sidomos në 6 muajt  e fundit.

Tani klubet kanë arritur një marrëveshje dhe shpresoj që ta kuptoni se duhej të nisja kapitullin tim të ri, ashtu si çdokush prej jush do duhej të bënte, kur vjen shansi për të ndjekur ëndrrat tuaja. Largimi nga Chelsea është vendimi më i madh dhe më i vështirë i karrierës sime, deri tani. Tani që nuk ka më dilema, do doja të sqaroja një gjë që ka qenë gjithnjë e qartë për mua: E kam dashur çdo moment te Chelsea dhe nuk e mora në konsideratë idenë se mund të luaja në një ekip tjetër.

Isha vetëm 21 vjeç kur u bashkova me këtë klub dhe jam rritur si njeri e lojtar me ju të gjithë, që më keni ndihmuar të bëhem kapiten i Kombëtares së Belgjikës. Ka pasur edhe momente të vështira, për skuadrën dhe për mua, por i tillë është futbolli. Sidoqoftë, futbolli për mua është të luash me top, të zbavitesh. Jemi me fat që e luajmë këtë lojë të bukur dhe kjo është gjithnjë këshilla ime për ata që kërkojnë ndonjë këshillë! Luani futboll dhe zbavituni.

Edhe kur nuk po luanim mirë, u mundova të bëj maksimumin dhe kjo ka ndodhur për shkak të mbështetjes suaj mahnitëse. Dëshira për të luftuar, shpirti i garës dhe refuzimi për t’u dorëzuar është pjesë e kulturës te Chelsea dhe e kam prej jush.

Kur mendoj momentet speciale me fanellën e Chelseat, ka shumë dhe jemi me fat që kemi fituar më shumë se ndeshje sesa kemi humbur. Kemi fituar shumë trofe ndonjë ditë do kem mundësi të ulem me një birrë përpara dhe të qesh me krenari për penalltinë time të humbur që çoi te goditja ime me kokë që na dha titullin ndaj Palace, apo golat ndaj Tottenham, Arsenal e Liverpool.

Kujtimet janë të gjalla sepse atmosfera që krijonit ju ishte fantastike dhe do ta kujtoj me krenari. Uroj të jeni zbavitur po aq sa unë. Chelsea dhe tifozët e Chelseat do jenë gjithnjë specialë për mua dhe sezonin e ardhshëm gjëja e parë që do bëj është të shoh rezultatin e Chelseat. Uroj të përballemi në Champions League, vitin e ardhshëm dhe çdo vit tjetër.

Ju falënderoj të gjithëve, ish-kolegët e mi, pronarin Abramovich dhe stafin e tij, që më ndihmuan të realizoj jo një, por dy ëndrra: së pari të bëhesha futbollist i Chelseat dhe sot, së dyti, të bëhesha futbollist i Real Madridit.

Ju uroj të gjithëve më të mirën e mundshme, miqtë e mi.

Eden”.

Chelsea falënderon Hazard dhe arkëton një shifër kolosale, por a e zëvendëson dot?

Real Madridi ia ka dalë mbanë, ashtu si pritej, që të blinte Eden Hazard, i cili ka realizuar ëndrrën e tij. Një biznes fantastik në aspektin financiar për Chelsean, sepse Hazard niste vitin e fundit të kontratës dhe nëse nuk e shiste këtë verë, e humbiste falas verën e ardhshme.

Më shumë se 150 milionë sterlina mund të hyjnë në arkën e Chelseat, nëse realizohen edhe disa bonuse, ndërsa Hazard ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në 13 qershor.

Natyrisht, shifra e çmendur e shpenzuar nga Reali (e dyta më e madhe në historinë e klubit) duket si një triumf i Chelseat dhe e drejtores Marina Granovskaia, e cila ka përshëndetur mesfushorin ofensiv:

“Kujtimet që ai lë pas nuk do të zbehen. Ai zbaviti tifozët dhe dha kontribut të madh në fitimin e trofeve, ndaj e falënderojmë ngrohtësisht. Ka qenë një profesionist model në kohën e tij te Chelsea, një person i mrekullueshëm për të punuar dhe për ta pasur në grup.

“Edhe pse me keqardhje, i themi mirupafshim Hazardit dhe ia bëmë absolutisht të qartë që dëshironim që të qëndronte, por e respektojmë vendimin e tij për të nisur një sfidë të re në një vend të ri, duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur për Realin”.

Tashmë Chelsea duhet të gjejë një zëvendës dhe nuk do të jetë një mision i lehtë, përtej milionave të fituara nga shitja e tij. Belgu shënoi 110 gola në 352 ndeshje për Chelsean, që prej transefrimit nga Lille në 2012, ndërsa fitoi kampionatin dhe Premier League dy herë, përveçse shënoi 2 gola në finalen e Europa League javën e shkuar. Në 4 sezone Hazard u shpall Lojtari i Vitit për Chelsean dhe ishte gjithnjë në listën e lojtarëve më të mirë në Angli.

Nuk duhet harruar se Chelsea e ka të bllokuar merkaton nga FIFA, por pret një përgjigje nga CAS dhe shpreson të jetë i lirë të operojë në merkato këtë verë. Ndërkaq, amerikano Pulisic është blerë që në janar nga Dortmundi, për t’i paraprirë dënimit të mundshëm, ndaj deri diku është gjetur një alternativë e mirë për Hazard. (Tema)

 

Next Post
Françesku, papa i parë në Gadishullin Arabik

E veçantë/ Papa Françesku punonte dikur si truproje në një klub nate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump, “I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi”

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

March 31, 2026
Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

March 31, 2026
Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

March 31, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In