Sulmuesi Diego Costa është dënuar me tre ndeshje mos lojë pas sjelljeve të dhunshme në ndeshjen Chelsea – Arsenal.
Në derbin e Londrës, spanjolli nisi një konflikt me mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel, i cili edhe u sanksionua me të kuq në atë ndeshje.
Pas analizimit të rastit, Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se Diego Costa është dënuar me tre ndeshje mos lojë.









