• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sikur opozita jonë ta imitonte të paktën Vetëvendosjen

by Java News
22/09/2015 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni

Që Vetëvendosja është baza kryesore e Opozitës në parlamentin e Kosovës, ky s’përbën më argument. Qysh në krijimin e saj, falë Albin Kurtit, ka pasur gjithnjë artikulime interesante, po më e veçantë mbase për publikun shqiptar të përtej kufirit ka qenë njëra:Vetëvendosja jo vetëm paralajmëroi për Zajednicën (kohë më parë), asosacionin e komunave serbe në Kosovë, por edhe të gjithë strukturën që po e mundësonte atë. Tash, kur Zajednica është arritur dhe politika kosovare rreket të konfuzojë publikun për statusin e saj, një gjë të vjen ndërmend: sa të besueshëm janë vallë në qeverisje shqiptarët. Kur e përcaktojmë elementin kombëtar duam të sjellim ndërmend edhe se shumë fenomene i kemi njësoj. Politikanët tanë, vendosin shumë kohë para se t’i përfundojnë gjërat. A ka mundësi të zhbëhen gjërat? I takon

Opozitës të kundërshtojë dhe të gjejë elementët e duhur për ta vendosur qeverinë në pozicion të vështirë, por edhe në kushte që të mendojë mirë vendimet që merr. Vetëvendosja me frymën e saj, shpesh radikale, po e mëson Opozitën shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë se nëse nuk ka aksion do të sfumohesh. Kjo ka bërë që qeveria e Kosovës veç vezëve të së martës, që mori mbi kokë, të kishte edhe paralajmërimin se gjërat s’do t’i ketë lehtë.

Ndërkohë, as edhe minimumin e mundshëm nuk ka bërë partia e udhëhequr nga Basha, kryetari ynë i Opozitës. Më shumë opozitë bën Berisha, ish-kryeministri shqiptar i rrëzuar nga votat e 1 milion njerëzve dhe në perëndim të moshës së tij, sesa njerëzit e vet të partisë. Pa asnjë ide dhe thjesht duke ndjekur lajthitjet jo të pakta të qeverisë së sotme Rama, ata janë bërë më të mërzitshëm sesa kur ishin në fuqi. E të mendosh se qeverisjen e sotme të Ramës mund ta godasësh hapur dhe nëse do të kishe shumë më afër specialistë, mund ta trandje, atëherë të vjen ndërmend Vetëvendosja, që kur nuk ia del dot vogëlsirave të kreministrit Isa Mustafa, e mballosh me vezë. Por që ta bësh këtë do dinjitet dhe kauzë, një gjë që realisht Opozita shqiptare në Tiranë e ka ende të munguar në princip.

Next Post

Pse grinden deputetët e Ramës dhe të Metës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dilema e madhe e Trump, a i druhet luftës ndaj Iranit? Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes

Dilema e madhe e Trump, a i druhet luftës ndaj Iranit? Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes

May 19, 2026
Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

May 19, 2026
“Turi Çiklistik i Shqipërisë” shkakton radhë kilometrike, bllokohet hyrja për në Elbasan

“Turi Çiklistik i Shqipërisë” shkakton radhë kilometrike, bllokohet hyrja për në Elbasan

May 19, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

May 19, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

May 19, 2026
Euronews shkruan për Vlorën: Një nga destinacionet më popullore këtë verë

Euronews shkruan për Vlorën: Një nga destinacionet më popullore këtë verë

May 19, 2026
“Bomba” e Milo Gjukanoviç: Serbët do korruptonin KFOR-in me 27 vajza!

“Bomba” e Milo Gjukanoviç: Serbët do korruptonin KFOR-in me 27 vajza!

May 19, 2026
Nga kujdesi parësor tek digjitalizimi, Sala prezanton në OKB prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi

Nga kujdesi parësor tek digjitalizimi, Sala prezanton në OKB prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi

May 19, 2026
Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim

Kur propaganda qeveritare flet për sovranitet e zhvillim, statistikat flasin për deficit dhe emigrim

May 19, 2026
Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

Irani paralajmëron SHBA-të: Do të përdorim metoda të reja nëse sulmet vazhdojnë

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In