• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zyrat e Punës: Jo të gjitha vendet e lira publikohen online

by Java News
29/01/2016 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimtaria e Zyrave të Punës luan një rol ndërmjetësimi për të integruar kapitalin njerëzor në tregun e punës.

Drejtori i Shërbimit të Punësimit dhe Migracionit, Neshat Zeneli, pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka shpjeguar në një intervistë për “Ora News” se çfarë kanë për detyrë të bëjnë Zyrat e Punës për qytetarët.

“Në sistemin e Zyrave të Punës regjistrohen të gjithë ata persona, të cilët janë të interesuar të kërkojnë punë. Zyrat e Punës nuk janë thjesht një zyrë ku ti regjistrohesh për të marrë një vërtetim. Qëllimi kryesor i Zyrës së Punësi është që personat e të gjitha kategorive, të cilët janë të gatshëm të kërkojnë punë. Më tej Zyrat e Punës duhet të realizojnë atë që quhet intervistim profesional; të kenë informacion të plotë mbi tregun e punës, t’i japin informacion personit mbi vendet e lira të punës, profesionet qw kërkohen, çfarë kualifikimesh kërkohen dhe të bëjnë atë që quhet ndërmjetësimi në tregun e punës”, – ka nëvizuar ai.

Ndërkaq, jo të gjitha vendet e punës të regjistruara pranë Zyrave të Punës mund të aksesohen nga publiku në faqen online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Për këtë ka një shpjegim. “Përveç sistemit online vendet e lira të punës shpallen edhe në një sistem të brendshëm të Zyrave të Punës. Kjo është e lidhur vetë me legjislacionin në fuqi sepse një biznes që nuk do ta shfaqë vendin e tij të lirë të punës në sistemin online i drejtohet Zyrës së Punës dhe mund ta regjistrojë në sistemin informatik të Zyrave të Punës”, – ka shpjeguar Zeneli.

Nga ana tjetër drejtori i Shërbimit të Punësimit dhe Migracionit ka folur për sektorët që kanë pasur kërkesat më të mëdha për punësim si edhe numrin e të papunëve të punësuar nëpërmjet Zyrave të Punës për vitin e kaluar. “Gjatë vitit 2015, Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka shpallur në total rreth 36 mijë vende të lira pune nga ku 5 sektorët dominantë kanë qenë sektori i industrisë përpunuese, sektori i komunikacionit dhe informacionit, sektori i tregtisë, sektori i ndërtimit dhe sektori i turizmit. Nga këto vende pune, Zyrat e Punësimit kanë plotësuar rreth 20 mijë vende të lira pune, të cilat janë ndërmjetësuar drejtpërdrejtë”, – ka deklaruar ai.

Duke folur për se numri i studentëve që përfundojnë çdo vit ciklin qoftë batchelor apo master është rreth 40 mijë, drejtori i Shërbimit të Punësimit dhe Migracionit, ka analizuar përqasjen që universitetet duhet të kenë në lidhje me tregun e punës. “Fakti që në tregun e punës hyn një numër kaq i madh, natyrisht që kjo kërkon reflektimin e vet, qoftë për punësimin e tyre, qoftë edhe për riorientimin e profileve të reja të universiteteve dhe për lidhjen e tyre me tregun punës, në mënyrë që personat që përfundojnë fakultetet të jenë të përgatitur për t’u integruar në tregun e punës. Pra jo vetëm të kenë njohuri teorike, por mundësisht të marrin sa më shumë aftësi praktik” – ka theksuar Zeneli.

Next Post

Stephen Hawking kërcënon Paul Rudd: Do të shkel si buburec (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

Beqir Balluku, një tavolinë dhe pesëdhjetë vjet frikë

November 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Nëntor 2026

November 13, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Si e përballojnë jetesën familjet me 1 deri 750 euro në muaj?

November 13, 2026
Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit

November 13, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

Kapet në Shkodër 52-vjeçari i kërkuar nga Mali i Zi, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal të narkotikëve, pritet ekstradimi!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

Liga e Kombeve/ “Shqipëria synon Ligën B”- Berisha dhe Muçi besojnë te kuqezinjtë: Kemi kaluar shumë për të qenë këtu!

November 13, 2026
VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

VENDIMI/ Integrimi, Qeveria ndryshon emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj! Nga Biba te Tomini, ministri Demo ndërrohet me…

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In