• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyra e Ramës i përgjigjet Palokës: Kryeministri në Itali, me ftesë të Agnellit

by A R
25/08/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook pasditen e sotme akuzonte Ramën se kishte udhëtuar nga Vlora në Rinas me një helikopter Cougar dhe më pas për në Torino me një charter për të parë ndeshjen Juventus-Lazio.

Por në një komunikim me Report Tv, Drejtor i Komunikimit të Kryeministrit Rama, Endri Fuga sqaron si qëndron e vërteta e udhëtimit të Ramës në Itali.

Akuzat e Edi Palokës:
Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00 Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje.

Reagimi i Endri Fugës – Drejtor i Komunikimit:

Eshte plotesisht e vertete qe kryeministri Edi Rama ka udhetuar sot drejt Torinos, se bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata jane nisur nga Rinasi me nje avion te prenotuar nga klubi i Lazios per drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime ne jug ne Shqiperise, eshte kthyer sot ne detyren e tij.

Kryeministri eshte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes. Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit. Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat.

Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!

Next Post
Ministri serb apel Europës: Merrni masa ndaj Edi Ramës

Vulin thirrje shqiptarëve të Luginës: Do jeni më mirë se serbët në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In