Zyra e protokollit në PD përplas Bardhin me Nokën. Sekretari i Përgjithshëm: Të ftoj ta vizitosh nesër, por s’ke interes për dialog!

Bardhi Nok

Çështja nëse ka apo jo në Partinë Demokratike një zyrë protokolli ku mund të dorëzohen firmat e mbledhura sipas rregullave ka shkak tuar debat mes deputetit Flamur Noka dhe Gazment Bradhit. Një deklaratë e bërë në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 ku deputeti Noka pretendon se në PD nuk ka një zyrë protokollesh ka bërë që të ndërhyjë në një lidhje telefonike Gazment Bardhi.Gjatë fjalës së tij Bardhi u shpreh i gatshëm duke ftuar këdo edhe deputetin Noka që të vizitojë zyrën e cila ndodhet në katine parë të selisë blu.

Debati

Noka: Nuk ka kishte marrë mendja që do hiqeshin pika të ndryshme në nenin për mbledhjen e Kuvendit. Në PD nuk ka zyrë protokolli. Ne nuk mund t’i dorëzojmë firmat tek sporteli. Pse e bëmë ne këtë? Vetem për transparencë i dorëzuam tek i vetmi instuticion i ligjëshëm, Kuvendi Kombëtar. Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mudn t’i çoj t’i verifikojnë ata.

Bardhi: Nuk është çështje versionesh. Nuk ka zyrë protokollesh të regjistrohet në QKR. PD ka zyrë protokollesh. Noka e di shumë mirë mkëtë. Çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve. Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kjo është çështje statuti dhe nuk ka lidhje as me QKR dhe as me ndonjë instuticion tjetër. PD është institucion, ku vulosen dhe protokollohen shkresa. Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Kush ka interes e ftoj nesër të vizitojë ambientet. Nuk ka ndryshuar statuti. Nenet janë identikie me atë të 2009-ës.

Noka: Nuk ka asnjë nen që firmat duhet t’i çohen firmat sekretarit. Ju duhet të sqaroni demokartët se nuk keni një rregullore të organizimit të saj.

Bardhi: PD ka një numër punonjësish të saj dhe çdo detyrë ndahet mbi bazën e detyrave që janë. Zonja përveç detyrës së sportelistes është edhe protokolliste.
Noka: Ajo nuk është protokolliste. Unë nuk flas kot. Nuk ka asnjë zyrë protokolli.

Bardhi: Zonja është ngarkuar që në qeshor me detyrën e specialistets së protokollit.

Nëse ka zyrë protokollesh a i çon firmat atje?

Noka: Unë bëj çfarë thotë statuti, jo çfarë thotë Gazi.

Bardhi: Nëse Noka do të kishte pas interes do të kishte dash dialog në Kuvfend do të kishte ndjekur procedurn që ai vetë e ka thënë më 29 tetor. Kryetari nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD. Nësedikushe dëmton atë interes rregullat e statut do të duhet të zbatohen. Situata e krijuar në PD në këto mkoment është duke i shërbyer Edi Ramës. Kemi 2 muaj që mëremi me njëri-tjetërin ndërkohë që duhet të merreshim me Edi Ramën.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com