Qyteti i Vlorës është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara për turistët vendas por dhe të huaj. Të shumtë janë turistet nga vendet fqinje të cilët zgjedhin të kalojnë disa ditë në Vlorë, por edhe të shëtisin në pikat turistike pranë tij.
Një ndër pikat turistike më të vizituara është edhe ishulli i Zvërnecit i cili pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës kanë bërë që mjaft turistë të zgjedhin të kalojnjë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës.
“Është hera e parë në Manastirin e Zvërnecit, ndërsa në Vlorë kemi qenë edhe më parë, është një mrekulli, një bukuri e veçantë. Vlora ka ndryshuar shumë kohët e fundit, ka ardhur duke u përmirësuar”, shprehet një vizitor italian.
“Shqipëria është një parajsë. Njerëzit janë të mrekullueshëm. Më ka bërë përshtypje infrastruktura dhe natyra. Shpresoj se shqiptarët e kuptojnë sesa gjëra të veçanta kanë”, thotë një turiste italiane.
Vetëm gjatë muajit të fundit më shumë se 500 turistë kanë zbarkuar në portin e Vlorës me kroçërën “La belle de Ladriatique” dhe jo vetëm.
g.kosovari