• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.ministri Xhafaj: Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE në qershor

by Java News
30/04/2019 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sipas eksperiencës të gjithë vendeve më parë ne presim realisht që të ndodhë hapja e negociatave në muajin qershor”, tha zv.ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj në një intervistë televizive.

Së pari, ka vijuar Xhafaj, hapja e negociatave nuk është futja në BE, është nisja e një procesi transformimi të politikave dhe masës legjislative e cila, duke ndjekur dhe shembullin e vendeve që i kanë hapur në të shkuarën ka marrë tetë vite.

“Hapja e negociatave është avancimi drejt aspiratës së popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Xhafaj.

Sipas tij, “ka disa situata që janë edhe politike, për të cilat ka disa problematika, por që s’mund të kushtëzojnë aspiratën e të gjithë popullsisë. Janë më shumë se 90% e shqiptarëve që duan anëtarësimin në BE. Ajo që është e rëndësishme është avancimi i situatës. Është e domosdoshme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik rajonal që të bëhen pjesë e BE”.

I pyetur nëse ndikojnë protestat e opozitës për shtyrjen e hapjes së negociatave në shtator, Xhafaj është shprehur se, “opozita ka defaktorizuar veten duke dalë nga parlamenti dhe rrjedhimisht në çdo gjë që ndodh, qoftë kjo rrethanore apo jashtë kontrollit të tyre apo jashtë edhe vëmendjes për opozitën, po përpiqet të rifaktorizohet duke përdorur veten e saj si çështje kryesore në tryezën e diskutimit”.

Në fakt, ka theksuar Xhafaj, “në  samit u diskutua për perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe jo për problemet me protestat. Ato janë pak a shumë kudo në Ballkanin Perëndimor. Kjo për një arsye të drejtë, specifike, që institucionet janë ato që krijojnë shtetin dhe avancimin në demokraci. Pra institucioni i parë janë zgjedhjet dhe institucioni i dytë janë legjitimiteti që këto zgjedhje i kanë dhënë qeverive që drejtojnë në Ballkanin Perëndimor. Besoj se për asnjë nga të dyja nuk ka pasur asnjë ekuivok për qëndrimin qoftë të amerikanëve qoftë të aleatëve tanë në Europë. Kjo sepse qeveria është legjitime dhe kjo është thënë disa herë dhe që ka qenë vendim i gabuar dalja nga parlamenti dhe kthimi i mandateve, për të cilët opozita është votuar”.

Sigurisht, ka nënvizuar Xhafaj, “për imazhin e Shqipërisë nuk mund të bëjë asnjëherë mirë që të shohim njerëz të votuar, të cilët lënë mandatin dhe pastaj dalin dhe sulmojnë policinë apo djegin goma dhe përpiqen  të ndërpresin ato që janë procese demokratike  në një vend, siç janë mbajtja e seancave të parlamentit apo edhe sulmet fizike ndaj anëtarëve të listave të përcaktuara nga vetë opozita. Pra, kjo është një gjë shumë e keqe për imazhin e Shqipërisë dhe jo vetëm sa i përket proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por edhe sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë sepse jep mesazhin e gabuar për atë që është Shqipëria në këtë moment. Dhe Shqipëria në këtë moment duhet të ishte një vend ku duhet të kishte një aleancë mbarëkombëtare për avancimin në këtë drejtim. Pra në drejtimin që është aspirata e të gjithë qytetarëve shqiptarë anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në BE është tashmë e deklaruar prej vitesh si aspirata kryesore e më shumë se 90% e shqiptarëve. Duhej që partitë politike, të cilat në fund të ditës i shërbejnë interesave të sovranit, t’i shërbejnë interesave të sovranit edhe në këtë drejtim”.

I pyetur mbi dialogun Kosovë-Serbi, Xhafaj ka thënë se, “në diskutimin mes Kosovës dhe Serbisë ka çështje kryesore si çështja e taksës, e cila nga njëra anë kërkohet që të jetë parakusht për ri uljen në tryezën e negociatave, nga ana tjetër kërkohet që të ketë balancim, jo vetëm për çështjen e reciprocitetit, por edhe për shumë çështje të cilat siç është shprehur politika e jashtme shqiptare edhe në vijimësi kanë pasur një histori të gjatë mos pajtimi në trajtim qoftë mallrat qoftë subjektet qoftë dhe vetë sovraniteti i Kosovës. Kështu që nuk diskutohet që kjo ka qenë një nga pikat kryesore të debatit. Presidenti Thaçi ka qenë pak skeptik dhe ka kërkuar pjesëmarrjen e SHBA në çdo tryezë të negociatave, gjë që nuk besoj se ka pasur kundërshtim në tryezë”.

Xhafaj ka shtuar se, “Shqipëria e ka thënë disa herë, qoftë nëpërmjet kryeministrit edhe ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme që ka nevojë të ketë hapje edhe nga pala tjetër në mënyrë që të kemi balancim të qëndrimeve të të dyja palëve. Pra nëse kemi një masë që dëmton ekonomikisht  njërën palë duhen parë arsyet pse u vendos kjo masë. Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë që taksa është reagim, nuk është një nismë unilaterale për të prishur marrëdhëniet. Besoj që fryma e dialogut dhe bashkëpunimit që vjen nga Samiti ku janë dëgjuar të gjitha palët do të ndihmojë. Procesi i Berlinit është një hap në drejtimin e duhur për t’i zgjidhur këto probleme”.

/a.meta

Next Post
Drejt bujqësisë, 800 hektarë me shegë e avogado, 6.6 mln euro investim në Karavasta

Kreu Agrobiznesit: Shqipëria po rrit eksportin e produkteve bujqësore falë dhe sigurisë ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In