• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu Agrobiznesit: Shqipëria po rrit eksportin e produkteve bujqësore falë dhe sigurisë ushqimore

by Java News
30/04/2019 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rapaj, deklaron se fermerët shqiptarë prodhojnë produkte të sigurta, madje sipas tij, Shqipëria është duke rritur eksportin e produkteve bujqësore falë edhe sigurisë ushqimore që ofron.

Gjatë një interviste për Vizion Plus, Rapaj u shpreh se në vendin tonë është kërkuar ardhja e një prej kompanive më të rëndësishme të certifikimit të sigurisë ushqimore, pasi kërkohet që këto produkte bujqësore të eksportohen nga një rrjet i rëndësishëm marketesh jashtë vendit.

Sipas tij, debati për sigurinë ushqimore është legjendë urbane dhe dëmton fermerin e ndershëm dhe vjen për shkaqe konkurence.

“Siguria është ushqimore është e rëndësishme. Të flasësh për sigurinë ushqimore nuk është e thjeshtë, por shtoi ai, në Shqipëri, produktet që prodhojnë fermerët janë produkte të mira dhe të konsumueshme.

“Në zonat rurale punojnë rreth 350 mijë fermerë që konsumojnë për veten, për blegorinë dhe konsumatorin urban. Ai që konsumon për vete, për blegtorinë e vet, nuk prodhon produkte jo të sigurta”, shtoi ai.

“Ka raste sporadike të personave që s’kanë informacion dhe që s’mund të njohin mirë atë produkt që prodhojnë dhe mund të gabojnë, por në tërësi nuk ka. As fenomeni tjetër, që prodhon për vete me cilësi dhe për tregun jo me cilësi, është një legjendë urbane. Janë raste sporadike dhe në tërësi një opinion i rrugës. Ne nuk e kemi konstatuar këtë fenomen që një fermer të prodhojë për vete një cilësi dhe një cilësi tjetër për tregun”, shtoi ai.

“Në tërësi, atë që mbjellin e kanë për veten, blegtorinë dhe më pas edhe për konsumatorin.  Unë kam një mendim që opinionin për sigurinë ushqimore nuk e bëjnë rrugëtarët, fermerët që kalojnë rrugës apo ç’të të them, persona që s’janë ekspertë të kësaj fushë. Për sigurinë ushqimore duhet të flasin ekspertë të Universitetit Bujqësor dhe që kanë njohuri për mbrojtjen e bimës, kafshët dhe këtu mund të kemi një debat të shëndetshëm”, tha Rapaj.

“Në muajin prill, hyn në treg prodhimi vendas i perimeve dhe në këtë moment ata që importojnë s’kanë interes që të dali në treg dhe prodhimi vendas. Pra, është brenda edhe konkurrenca. Dhe këtë duhet ta themi e ta theksojmë”, shtoi Rapaj.

“Unë s’mund të besojë  që një fermer thotë se brenda 24 orëve prodhon shalqinin me një stimulantë. Këtë se besojë dot, është e pabesueshme. S’mund të besojë një tjetër rrugëtarë që thotë shikoni se kanë ato italianet. S’do tërheqim vëmendjen nga laboratorët tanë, që kemi godina shumë të mira, por jo të shfrytëzuara me efikasitet”, vijoi ai.

“Duhet të rriten investimet. Tre mujorin e parë për mbetjet në prodhimet e perimeve janë marrë 47 analiza dhe nuk ka asnjë që është mbi normën e lejuar.  Ky është fakt. Bima ka nevojë për të gjitha elementët kimik, organik, që ajo të rritet i do të gjitha dhe me sasi të caktuara. Ajo ka nevojë të ruhet edhe nga insektet përmes preparateve të domosdoshme. Për të formësuar kokrrën, frutin siç duhet ka nevojë dhe për preparate që i njeh BE dhe që duhen normalisht me masë”, tha ai.

“Para dhjetë ditësh kemi bërë një konferencë me kompaninë më të madhe në botë për çertifikimin e produkteve bujqësore që është në 60 vende të botës dhe një kompani marketesh e rëndësishme në botë i kishte kërkuar të vinte drejt Shqipërisë për të marrë produktet tona në import. Pra ne po shkojmë drejt sigurisë dhe jo e kundërta, ato kërkojnë produktet tona të çertifikuara nga kjo kompani prestigjoze për ti importuar. Produktet e perimeve dalin në vendin tonë një muaj më parë se në vendet e tjera dhe ne normalisht kështu i marrim tregun dikujt tjetër dhe reagimi është i gjithëanshëm”, shtoi ai.

“Dëmtohen nga kjo luftë prodhuesit e ndershëm, ata që kanë investuar, që kanë paguar para për frigoriferët dhe që kanë investuar për të ruajtur standardet dhe në momentin që produkti nuk shitet ulet çmimi dhe del i humbur”, përfundoi Rapaj.

Next Post
Presidentja e CDU-së: Merkel do të mbetet kancelare deri në fund të mandatit

Presidentja e CDU-së: Merkel do të mbetet kancelare deri në fund të mandatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

April 27, 2026
“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

April 27, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Hyr në fuqi formula e re, indeksim 6.4% i pensioneve

April 27, 2026
Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

April 27, 2026
BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

April 27, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

April 27, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

April 27, 2026
“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

April 27, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

April 27, 2026
Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In