Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 e cilësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike fatkeqësinë e tretë për Shqipërinë pas pandemisë dhe tërmetit.
Ai i kundërshtoi deklaratat e ekspertes së PD-së Suzana Guxhulli, e cila tha se programi është tërësisht i mundur dhe i zbatueshëm.
PJESË NGA DEBATI NË STUDIO
Suzana Guxholli: Na lë me 10 vite dritë pas…
Besart Kadia: Fabula juaj është që ne jemi dështim ata sukses…Thua ti 80 mln euro për ushqim do ua japësh fëmijëve në shkolla, po t’i kishim kaq lekë i kishim bërë universitetet si Oksfordi… Lërini fasadat. Ky program është fatkeqësia e tretë pas pandemisë dhe tërmetit. Është fatkeqësi se Shqipëria s’mund të bëjë këto lloj shpenzimesh. Ditën e parë të qeverisjes ju vjen tek zyra FMN dhe BB dhe do ju shtyjë këtë programin. Bëhuni seriozë do ju thonë.
Suzana Guxholli: Marr rastin e kushëririt tim, do kërkojmë riskedulim të kredisë për bizneset. Nëse kredia ishte 10 mijë euro, interesi 4 mijë ky biznes nuk do paguante më 14 por 18 mijë euro, Nëse donte ta ndihmonte qeveria duhet t’i paguante këtë diferencën që po paguan shtesë ai.
Guxhulli i drejtohet Kadisë: …dy muaj para ishe më ekstrem se mua ti, tani ke ndryshuar
Kadia: Vazhdo me kushëririn ti, kot tani muhabet kushërinjsh. Në kohë të vështirja ka nevojë për njerëz realistë jo për ëndërrimtarë.
Guxholli: Pse nuk bën edhe PS një program, të dalë me program
Kadia: 77% e bizneseve sot nuk paguajnë taksa
Çoçoli: Ju premtuat ulje të çmimit të karburantit 24 lekë për litër…
Sokol Balla: Do ulet akciza për naftën? Po taksa e qarkullimit nuk është se do paguhet veçmas?
Mateo Spaho: Jemi në një situatë ku niveli i kontrabandës së naftës është rritur. Njerëzit afër pikave e blejnë më lirë karburantin, në Maqedoni. Nëse ul akcizën ke çmim të ngjashëm me Kosovën dhe Maqedoninë. Konsumi i naftës në vend do rritet. Ai çmim ulet, kjo gjë nuk bëhet menjëherë. Me rritjen ekonomike rritet numri i automjeteve, e rritet konsumi i naftës dhe karburanteve. Taksa e qarkullimit nuk do jetë mënjanë. Nuk do ketë taksa shtesë, do ketë më pak taksa. BW