• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

by E S
24/03/2026 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës te të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë te tij të cilët kërkuan heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave.

Sipas mbrojtësve ligjorë kjo kërkesë është dërguar në Gjykatë prej rreth dy vitesh, ndërsa afatet ligjore përcaktojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti.

Pasi u tërhoq për vendim gjyqtari Erion Bani, vendosi: Rrëzimin e kërkesës.

Sipas tij: “Kërkesa për shuarjen e masës se sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025.

Sipas Banit: Masa shuhet nëse në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga prokuroria konfiskimi.

Gjykata vlerëson se Prokuroria e ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor e për këtë arsye nuk jemi ne kushtet e shuarjes. Si përfundim Rrezohet kërkesa për shuarjen e masës se sekuestros se pasurive tq Martinajt.”

Në vitin 2023 me vendim të Gjykatës së Posaçme, Ervis Martinajt dhe familjarëve te tij dhe personave të lidhur me të iu sekuestruan 34 pasuri.

Ndërkohë në seancën e radhës me kërkesë të SPAK pritet të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash të cilët zotërojnë pronat e Ervis Martinaj mes tyre edhe babai Mustaf Martinaj.

Lista e plotë e pasurive

1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
5. Subjekti “Ervis Martinaj”
6. Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
7. Subjekti “Drenica Martinaj”
8. Subjekti “V.K”
9. Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
10. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
11. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
12. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
13. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15. Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
16. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
17. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
18. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
19. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
20. Arë me sip.7 000 m2 në Patok
21. Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
22. Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
23. Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
24. Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
25. Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
26. Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
27. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
28. Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
29. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
30. Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
32. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
33. Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
34. Llogari kursimi për fëmijë

Next Post
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Zbardhja e vendimit të GJK, avokati i Veliajt: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë

July 1, 2026
BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

July 1, 2026
Rama reagon pas padisë në SPAK për librin “Albanian Files”: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

Rama reagon pas padisë në SPAK për librin “Albanian Files”: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

July 1, 2026
Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

July 1, 2026
Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

July 1, 2026
Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar

Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar

July 1, 2026
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

July 1, 2026
“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, argumenti i Veliajt në GJK

Kushtetuesja sërish në favor të Veliajt: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

July 1, 2026
Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

July 1, 2026
Rusët vuajnë mungesën e karburantit! Radhë të gjata dhe përplasje fizike në pikat e shitjes

Rusët vuajnë mungesën e karburantit! Radhë të gjata dhe përplasje fizike në pikat e shitjes

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In