• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministrja dhe ministrat teknikë të PD dorëzojnë dorëheqjet e raportin te Rama

by Java News
17/08/2017 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë ministrat teknikë dhe zëvendës kryeministrja, të emëruar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha për garantimin e standardeve të zgjedhjeve të 25 qershorit dorëzojnë dorëheqjen tek kryeministri  Edi Rama.

Zyrtarisht dorëhiqen të gjithë ministrat teknikë të PD në qeverinë Rama pas tre muajve në detyrë.

Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dorëheqjen në mënyrë elektronike.

Dorëheqjet u paraqiten rreth orës 14:00 (17 gusht2017) duke i dhënë fund në këtë mënyrë edhe bashkëqeverisjes PD-PS e lindur pas marrëveshjes Rama-Basha mbrëmjen e 18 majit.

Kompetencat e tyre do t’i kalojnë zëvendësministrave deri në formimin e qeverisë së re.

Ndërsa Ledina Mandija ka dorëzuar mesditën e sotme në Kryeministri raportin që hartuan teknikët për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por ky raport, ciëlsohet tërësisht i jashtëligjshëm nga ana e qeverisë.

Përmes një reagimi për JavaNews.al, burimet nga qeveria thonë se Raporti nuk u diskutua dhe as miratua në Task-Forcë, siç parashikohet në VKM e ngritjes së kësaj strukture.

“Raporti final mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt/ i paligjshem sepse nuk eshte diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e task forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi task forcen dhe percaktoi funsionet e saj.

Ajo task force esht krijuar mbi bazen e nje vkm, esht me e gjere ne perberje se sa vetem ministrat teknike dhe cdo duhet te diskutohej/votohej ne task force.

Ky esht nje raport vetem i ministrave teknike, i pa diskutuar/votuar ne taskforce“, thonë burimet e JavaNews nga kryeminsitria.

Kështu pas tre muajve në detyrë, teknikët e PD largohen nga qeveria, ndërsa aktualisht kabineti Rama përbëhet vetëm nga ministrat e PS dhe të LSI.

Ministrat e PD u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat PD i humbi.

Roli i ministrave në qeveri ishte të kontrollonin sjelljet e administratës përgjatë gjithë procesit elektoral në mënyrë që të mbrohej vota e lirë e qytetarëve shqiptarë.

Gjatë fushatës së shkurtër elektorale ministrat denoncuan publikisht raste të ndryshme kur punonjës të administratës shkelën ligjin dhe ndikuan në procesin zgjedhor, denoncimet u shoqëruan edhe me pezullime nga vendi i punës.

a.ç

Next Post
Parashikimi i Berishës: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Parashikimi i Berishës: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In