• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

by A R
06/04/2026 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izraeli kreu një seri sulmesh në të gjithë Libanin të dielën e Pashkëve, 5 prill, duke goditur lagjen Jnah, Ain Saade si dhe disa zona të tjera në jug dhe në Luginën e Bekës. Sulmet izraelite kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 39 personave, përfshirë një zyrtar të Forcave Libaneze dhe bashkëshorten e tij, si dhe një ushtar libanez jashtë shërbimit dhe familjen e tij të zhvendosur, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një sulm i paprecedent në Ain Saade (Metn) vrau kreun e zyrës së Forcave Libaneze në Yahshoush, Kesrouan, Pierre Moawad, konfirmoi deputeti i LF, Razi al-Hajj për L’Orient Today. Bashkëshortja e Moawad u vra gjithashtu, së bashku me një tjetër grua, ndërsa u plagosën tre gra. Moawad jetonte në katin e dytë të ndërtesës së sulmuar, ndërsa sulmi kishte si objektiv një banor në katin e tretë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur. Ushtria izraelite nuk ka komentuar për sulmin…

Zyrtar i Hezbollahut i vrarë në Jnah

Pak pas mesditës të së dielës, Izraeli sulmoi periferitë jugore të Bejrutit me një valë tjetër sulmesh. Sulmi më i fuqishëm goditi një ndërtesë banimi në Jnah, ku humbën jetën pesë persona, përfshirë një fëmijë, dhe u plagosën 52 të tjerë. U vra edhe një zyrtar ushtarak i Hezbollahut në këtë ndërtesë.

Shtatë sulme të tjera goditën lagje të tjera në periferitë jugore, duke përfshirë një stacion karburanti Amana dhe kompleksin Sayyid al-Shouhada, i cili përdoret shpesh nga Hezbollah për ceremoni, përkujtimore dhe funeralë.

U vranë 6 anëtarë të një familjeje 

Në jug të Libanit, sulmet izraelite pas orës 2 të mëngjesit në fshatin Kfar Hata vranë të paktën gjashtë anëtarë të së njëjtës familje. Midis viktimave ishte një ushtar 29-vjeçar libanez nga Saida, i cili u vra së bashku me pesë të afërm të tij, pasi kishin ikur nga shtëpia e tyre në Kfar Tibnit.

Një raport zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë njoftoi se mes viktimave ishte edhe një vajzë 4-vjeçare. Sulmet shkaktuan një valë të re zhvendosjesh, me rreth 3 mijë banorë që u larguan nga Kfar Hatta drejt Saidës, ku u strehuan në qendra për të zhvendosurit.

Sulme të tjera në jug të Libanit

Sulme të tjera izraelite shkaktuan viktima në fshatin Siddiqine (Sour), ku u vranë të paktën tre persona dhe u plagosën të tjerë. Ali Hassan Awada, anëtar i Lëvizjes Amal, u vra në fshatin Shaqra (Bint Jbeil) dhe pesë të tjerë u plagosën. Një sulm tjetër në Batoulieh vrau një person, ndërsa sulmi në Ain Baal plagosi disa të tjerë.

Sulme goditën rrugën kryesore në Beit Yahoun (Bint Jbeil), si dhe qytetet Zrarieh (Saida), Adsheet (Marjayoun) dhe lagjen al-Jallahiyeh në Khiam (Marjayoun). Dy sulme goditën afër urës Qasmieh-Burj Rahal.

Raportohet po ashtu se Izraeli po shkatërron shtëpi civile në fshatin Taybeh në jug të Libani, një fshat që ka ekzistuar prej më shumë se 7 mijë vitesh.

Qarkullojnë video edhe të shpërthimeve të fuqishme të shtëpive civile në Naqoura(jug i Libanit).


Bilanci total

Që nga 2 marsi, sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar të paktën 1 461 viktima dhe 4 430 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Hezbollah ka raportuar të paktën 26 sulme kundër Izraelit dhe forcave të tij, përfshirë një sulm ndaj një anije lufte izraelite, i pari që nga fillimi i luftës.

Next Post
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas skandali në showbiz-in italian, ish-partneri akuzon Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

Plas skandali në showbiz-in italian, ish-partneri akuzon Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

September 2, 2026
Serbia nuk lejon ministrin e Brendshëm të Kosovës të vizitojë Preshevën

Ministri Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018 në Kuvendin e Kosovës! Dënimi do shpallet më 8 Shtator

September 2, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Rama mbledh sot Qeverinë te “Vila e Kuqe”, në takim do jenë edhe zv/ministrat! Ja çfarë pritet të diskutohet

September 2, 2026
Julian Alvarez nuk e realizon dot ëndrrën, kthehet në stërvitje me Atletikon pas mbylljes së merkatos

Julian Alvarez nuk e realizon dot ëndrrën, kthehet në stërvitje me Atletikon pas mbylljes së merkatos

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

September 2, 2026
Këngëtarja Parashqevi Simaku feston 60-vjetorin e lindjes, rrëfen dy dëshirat e mëdha me një mesazh prekës: Të bashkohem me djalin dhe…

Këngëtarja Parashqevi Simaku feston 60-vjetorin e lindjes, rrëfen dy dëshirat e mëdha me një mesazh prekës: Të bashkohem me djalin dhe…

September 2, 2026
Skafi shpërthen në flakë te “Pema e Thatë” në Ksamil, shpëtohen 4 turistët gjermanë!

Skafi shpërthen në flakë te “Pema e Thatë” në Ksamil, shpëtohen 4 turistët gjermanë!

September 2, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Lironi të arrestuarit”- Përplasja e protestuesve me Policinë, Bardhi akuzon Qeverinë: Kur pushteti nuk ka më argumente, përdor forcën!

September 2, 2026
Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!

Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!

September 2, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Kriza/ Shqiptarët shpenzuan 80 mln euro më shumë për të blerë naftë nga Marsi deri në Korrik!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com