• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Zoti Rama, policia nuk ndryshon me afate por me shembuj!

by Ben Andoni
09/07/2021 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kryeministri Rama ka artikuluar një afat prej gati tre muajsh për të vendosur trupën e policisë së shtetit në hullitë e duhura. Kaq i mjafton sipas perceptimit të tij, që gjërat të ndryshojnë. Megjithëse kjo mënyrë komunikimi s’është normale në një shtet demokratik, pasi janë eprorët direkt që duhet të flasin, Z.Rama është i bindur se ndryshimin e ideon, kryen dhe realizon vetëm ai: “Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë. Asnjë ditë më shumë! “. Kategorik.  Por, që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë policinë e Shtetit në një nivel tjetër, duke vazhduar me retorikën e tij, ata duhet të ndryshojnë dhe të nxjerrin jashtë të ashtuquajturit, që luajnë “në dy porta”. Të emëruarit gjatë mandatit të tij…

Ka plotësisht të drejtë për shqetësimin, por si ka mundësi që me të gjithë këto struktura të ngritura në mbarë vendin, duhen aksione për ndërtimet pa leje të ndërtuara po në kohën e drejtimit të tij? Si ka mundësi që krimi dhe droga janë në këto nivele dhe nuk njohin dobësi, po në kohën e tij? Pyetje dhe kërkesa pa fund, që ndiqen me kujdes nga ministri i Brendshëm, Çuçi, por që tregojnë realisht se flitet për dy Shqipëri, atë që kemi përpara syve dhe që na e përplasin me cinizmin e tyre burokratët që flasin një shqipe të frikshme dhe një tjetër syresh, atë që shpallin zyrtarët. Këta të fundit me retorikën e Ramës. Akoma nuk kuptohet pse aksione të tilla si ai për ndërtimet pa leje dhe pushtimin e vendeve turistike, që sollën dhe viktima apo ajo që bëjnë policit në bashkëpunim me kriminelët në këtë vend…ndodhin rëndom dhe policia është inekzistente. Nuk ka vend krimi ku të mos dalë pastaj në media policia indirekt dhe korrupsioni i frikshëm i tyre apo më keq akoma të na përshfaqet pasurimi i tyre i pashoq. Dhe, megjithë atë që përmend z.Rama për reformimin e tyre dhe që është e dukshme për hir të së vërtetës me një brez të ri që ka ardhur, nuk mund të mohohet se edhe ata janë në të njëjtën gjatësi vale në jo pak raste me paraardhësit. Shikoni sa keq sillen në patrulla shumë policë, qoftë dhe femra apo mendjemadhësinë e keqe pas uniformave moderne që kanë veshur; shikoni si mbillen dhe denoncohen sërish hapësirat e mbjella me drogë; shikoni si i tolerojnë të fortët që bëjnë parada me makinat e rënda mijëra Euroshe mu mes Bllokut, duke sakrifikuar gjyhnaqarët, këto janë pak nga shqetësimet.

Në shumë momente ne i kemi frikë sepse policia kapet pikërisht me të pambrojturit, me ata që nuk telefonojnë dot.

Të dhënat nga IKMT referojnë se në tre vitet e fundit janë shembur 2,016 objekte pa leje, pjesa më e madhe në zona urbane dhe ato bregdetare. Po a guxon dikush të ndërtojë në këto zona nëse nuk njeh policinë dhe bashkiakët? Kjo duhet të shqetësoj Ramën dhe pushtetin e tij kapilar, që administrojnë të gjithë pushtetin lokal.

Një shembull tjetër që kolegët e ABC evidentonin ishte se: prokuroria ka vërtetuar tashmë përfshirjen e tre oficerëve të lartë të policisë në eliminimet mafioze në Elbasan kundrejt shpërblimeve monetare që shkojnë deri në 100 milion lekë!!! E sa të tilla ka vallë?!

A bëhet rastësisht kjo?! E mbani mënd sesa të urryer në protesta u kthyen forcat “Shqiponja” pas vrasjes së djalit të ri?! “Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e Forcave Shqiponja dhe patrulla e përgjithshme, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura”, u shpreh Rama.

Por pa na sjellë një model në praktikë, atë që në botë i kushtohen filma, momente nderimi dhe respektohet. Sepse ata policët dhe qytetarët e mirë që denoncojnë e punojnë, si në çdo profesion tjetër, janë kokulur. Modelet e mira kanë sfidën e mbijetesës, atë që sot e tallin në masë sot. Në ballë janë ata të pasurit, të kudo-dukshmit me ar ngjeshur, që Rama mëton më kot se do t’i fshijë për 100 ditë. Nëse nuk ke mbjellë etikë, nuk mund të korrësh dot sjellje normale të policisë së zakonshme, që shpesh e nëpërkëmbin kolegët e tyre, që kanë lidhje të shkurtër me njerëzit që po e nxijnë ngado vendin tonë. E sa për etikë, vetë kryeministri ka se çfarë të mësojë…madje edhe kokëulur. (Javanews)

Next Post
Udhëtimet drejt Greqisë/ Xhaçka njofton: Ja çfarë duhet të dini për oraret dhe ku duhet të bëni kujdes

Udhëtimet drejt Greqisë/ Xhaçka njofton: Ja çfarë duhet të dini për oraret dhe ku duhet të bëni kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

September 4, 2026
‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

Theu rekordin e qeverisjes, por sondazhet befasojnë! 53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

September 4, 2026
Skandali i ri financimit trondit partinë e ekstremistit Nigel Farage në Britani! Dy nga drejtuesit e saj japin dorëheqjen

Skandali i ri financimit trondit partinë e ekstremistit Nigel Farage në Britani! Dy nga drejtuesit e saj japin dorëheqjen

September 4, 2026
Makabre në Greqi, vajza groposi në oborr nënën 10 vite më parë për t’i marr pensionin, rrëfimi pas arrestimit: Nuk e përballoja dot sepse…!

Makabre në Greqi, vajza groposi në oborr nënën 10 vite më parë për t’i marr pensionin, rrëfimi pas arrestimit: Nuk e përballoja dot sepse…!

September 4, 2026
Lufta hibride dhe sabotimet e rrjetit energjetik, Gjermania në alarm! Forcat speciale sulmojnë kamionin e një ekstremisti të dyshuar

Lufta hibride dhe sabotimet e rrjetit energjetik, Gjermania në alarm! Forcat speciale sulmojnë kamionin e një ekstremisti të dyshuar

September 4, 2026
Vatër e rrezikshme zjarri edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët ‘përpijnë’ zonën pyjore dhe i drejtohen banesave të fshatit!

Vatër e rrezikshme zjarri edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët ‘përpijnë’ zonën pyjore dhe i drejtohen banesave të fshatit!

September 4, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Lufta e futbollit, UEFA e kërcënoi me kallëzim penal dhe kërkoi “kokën” e Infantinos, FIFA reagon ashpër: Fushatë shpifjesh!

September 4, 2026
Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Flakët masive përhapen në 6 fshatra të Fierit, evakuohen disa familje! Prokuroria nis hetimet: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

September 4, 2026
Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

Rëndohet situata nga zjarret në Levan, digjen shtëpi, asfiksohen 3 persona! Edhe ambulanca në vendngjarje, vijon lufta nga toka dhe ajri

September 4, 2026
Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim -

Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com