• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoti nuk hakmerret, Ahmed Kalaja!

by A R
29/12/2023 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Mëngjesin e sotëm duke shfletur lajmet mësova për vdekjen e një gazetari të ri në Kosovë. Arton Turkaj një djalë i ri, i cili si pasojë e infraktit kishte ndërruar jetë. Fatkeqësi njërëzore si për atë vetë, por dhe familjen e tij, e cila humbi dritën e syve.

Arton Turkaj ishte një gazetar, i cili në statuset e veta ngacmonte, përdorte metafora dhe meme ku shumë prej emisioneve i merrnin dhe ngacmonin publikun. Kishte një pëlqyeshmëri të madhe në rrjetet sociale dhe kjo vinte dhe vetë nga mendja e tij e mprehtë ku nëpërmjet fjalëve ngacmonte mendimin njerëzor dhe ngjallte debat.

E tillë ishte dhe ngacimi që ai kishte bërë për ditën e Krishtlindjeve ku ndër të tjera kishte shkruar: “Urime krishtlindjeve ja u boft allahu kabull” një sarkazëm, një lojë fjalësh apo një ngacmim intelektual nëpërmjet fjalëve, të cilat kishin prekur më shumë një pjesë të komunitetit fetar mysliman të kombit shqiptar.

Në fakt edhe unë shpeshherë e pyes veten se deri ku është liria e të shprehurit? Deri ku ne mund të luajmë me fjalën dhe sa fuqi mund të ketë fjala për të sjellë një pasojë të rëndë? E mendoj shpesh dhe kam arritur në përfundim se ajo që e dëmton një shoqëri është veprimi, por jo fjala sepse mendimi e emancipon një shoqëri.

Ajo që sot më shqetësoi realisht ishte jo vetëm reagimi i disa individëve, të cilët gëzonin për humbjen e jetës së këtij djali të ri, por më shqetësuese në syte e mi ishte reagimi i Imamit Ahmed Kalaja, i cili drejton edhe xhaminë tek rruga e Kavajës. I cili kishte postuar foton e të ndjerit së bashku me frazën e tij për Krishtlindjet dhe shkruante:

“Po mos u tallni me Zotin; se te len zemra diku …

Zemrën e komandon vete Ai, Zoti… e jo vetë njeriu.

Amin!”

Shqetësuese se si një imam merret me vdekjen e një djali të ri dhe jo vetëm e proklamon, por e bën dhe në rrjetet sociale. Menjëherë komunikova me shokët e mi myslimanë, të cilët edhe e praktikojnë fenë myslimame për t’i pyetur se çfarë thotë Kurani por edhe për të më orientuar duke qënë se njohuritë e mia mbi fenë janë shumë të pakta duke qënë se nuk e kam lexuar Kuranin.

Feja myslimane urdhëron këto pesë shtylla:

1- monoteizmin, ashueimin e një zoti

2- zekatin, taksën për të varfrit

3- vajtjen në Mekë nëse do kesh mundësinë një herë në jetë

4- namazin, faljen pesë herë për të mësuar rutinën dh edetyrimet ditore

5- sabër- durimin

Në Kuran thuhet allahu është me durimtarët, pra të japi forcë mendimi që të durosh edhe gabimet e të tjerëve dhe të durosh të padurueshmën.

Thotë më mirë leja zotit pavarësisht se mund të marrësh hak aq sa të ka bërë keq.Më mirë është ta falësh.

Prandaj pavarësisht se është mysliman, i krishterë, ateist apo çfarëdo besimi tjetër dhe të ka bërë keq, Zoti të thotë ta falësh sepse Zoti fal, e nuk hakmerret sepse ai është gjithëkrijuesi. Kush do prej nesh të ditët e vështira të jetës së vet i drejtohet Zotit dhe kjo është shumë kuptimplote për të dhënë mesazhi se çfarë rëndësie ka Zoti për secilin prej nesh.

Prandaj sot imam Ahmed Kalaja duhet të kërkoj falje publike sepse Zoti fal dhe nuk hakmerret. Zoti përçon mirësi, edukatë dhe frymën për të jetuar bashkë, pavarësisht mendimit që mund të ketë secili prej nesh.

Next Post
Plagosi me thikë bashkëshorten e tij, arrestohet 48-vjeçari në Malësi të Madhe

Policia i gjen arsenal luftarak në banesë, e pëson 51-vjeçari

Comments 1

  1. Terxhymen Yxhymllari says:
    2 years ago

    Hoxhë Kalaja, është gomar mor burrë, ai është idiot potencial i lindur.
    Me të merresh ?
    Lërja zotit, se e përçudnon ai, këtë gomar mashkull me fes në kokë.

    Reply

Leave a Reply to Terxhymen Yxhymllari Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In