• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zoti ju bekoftë…” Mbretëresha e Britanisë gati fjalimin për luftën, çfarë po ndodh?

by A R
15/09/2017 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë mëngjes Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike mbi Japoni, vetëm dy javë pasi thanë se testuan një bombë me hidrogjen.

Në gusht, një raketë tjetër u lëshua mbi Japoni, përpara se të binte në det.

Kjo raketë e sotme, thuhet se ka fluturuar më lart dhe më larg se ajo e mëparshme, duke udhëtuar 3.700 km dhe duke arritur një lartësi prej 770 km.

Koreja e Jugut është përgjigjur menjëherë duke lëshuar dy raketa të vetat në det, ndërsa kryeministri japonez Shinzo Abe ka thënë se nuk do të tolerojnë veprime të tilla provokative.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjithashtu e ka dënuar ashpër lëshimin e raketës.

Eshtë hera e 15-të që Koreja e Veriut ka testuar një armë të madhe këtë vit dhe në këto kohë të trazuara, është e vështirë të mos mendosh për pasojat globale.

Nëse ndodh e pamendueshmja dhe shpërthen Lufta e Tretë Botërore, ekziston një fjalim i planifikuar, që Mbretëresha do t’ua lexojë qytetarëve të Britanisë.

Fjalimi u shkrua fillimisht në vitin 1983, gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë dhe u bë publik në vitin 2013, sipas ligjit dhe afatit 30-vjeçar të Arkivave Kombëtare.

Disa aspekte të fjalës tani janë të vjetëruara, siç është fakti që Princi Andrew është në aksion, në Marinën Mbretërore, por ai mbetet gjithësesi një tekst i saktë dhe i kthjellët.

I shkruar sikur Mbretëresha po transmeton mesazhin në mesditën e të premtes, 4 mars 1983, ai fillon duke reflektuar mbi festën e fundit të Krishtlindjes përpara se të ndajë personalisht trishtimin që kish ndjerë, kur u shpall Lufta e Dytë Botërore.

BBC citon fjalimin:

“Unë kurrë nuk e kam harruar pikëllimin dhe krenarinë që ndjeva, teksa motra ime dhe unë dëgjonim fjalët frymëzuese të babait tim [Xhorxhi VI] në atë ditë fatale në 1939 [në fillim të Luftës së Dytë Botërore].

As edhe për një moment të vetëm nuk imagjinova, se ky detyrë solemne dhe e tmerrshme një ditë do të binte mbi mua.

Por çfarëdolloj tmerresh që na presin të gjithëve, cilësitë që na kanë ndihmuar ta mbajmë dy herë të paprekur lirinë tonë, në këtë shekull të trishtuar, do të jenë edhe një herë, forca jonë”.

Ajo shton se terrori tani vjen nga teknologjia, në vend të ushtarëve apo avionëve.

Ne të gjithë e dimë se rreziqet që përballim sot, janë më të mëdha se sa në çdo kohë në historinë tonë të gjatë.

Armiku nuk është ushtari me pushkën e tij dhe as avioni që sillet në qiej, mbi qytetet tona, por fuqia vdekjeprurëse e teknologjisë së abuzuar.

Madhëria e Saj vazhdon të theksojë rëndësinë e familjes në kohë kaq të vështira para se të përfundojë:

“Porosia ime për ju është e thjeshtë. Ndihmoni ata që nuk mund të ndihmojnë veten, jepuni ngushëllim të vetmuarve dhe të pastrehëve dhe bëni që familja juaj të jetë fokusi i shpresës dhe i jetës, për ata që kanë nevojë për të.

Ndërsa përpiqemi së bashku për të luftuar të keqen e re, le të lutemi për vendin tonë dhe njerëzit e mirë, kudo që të jenë.

Zoti ju bekoftë të gjithë ju”.

Fjalimi ishte shkruar si pjesë e një stërvitjeje, e cila simulonte një situatë ku Mbretëria e Bashkuar do t’i përgjigjej një sulmi të mundshëm bërthamor nga Bashkimi Sovjetik.

Sigurisht shpresojmë që kurrë nuk do të na duhet të dëgjojmë një version të këtij fjalimi, por nëse doni ta lexoni atë, mund ta gjeni më poshtë:

“Kur fola me ju më pak se tre muaj më parë, ishim të gjithë duke shijuar ngrohtësinë e një Krishtlindje familjare. Mendimet tona u përqendruan në lidhjet e forta që lidhin çdo brez, me ata që kanë ardhur më parë dhe me ata që do të vijnë. Tmerret e luftës nuk mund të dukeshin më të largëta, teksa familja ime dhe unë ndanim gëzimin tonë të Krishtlindjes me familjen në rritje të Komonuelthit.

Tani kjo çmenduri e luftës po përhapet edhe njëherë nëpër botë dhe vendi ynë i guximshëm duhet të përgatitet përsëri, për të mbijetuar kundër vështirësive të mëdha.

Unë kurrë nuk i kam harruar pikëllimin dhe krenarinë që ndjeja teksa dëgjonim fjalët frymëzuese të babait tim, në atë ditë fatale në vitin 1939. Për as edhe një moment të vetëm nuk kam imagjinuar se kjo detyrë solemne dhe e tmerrshme, një ditë do të binte mbi mua.

Ne të gjithë e dimë se rreziqet që ndeshim sot, janë më të mëdha se sa në çdo kohë në historinë tonë të gjatë. Armiku nuk është ushtari me pushkë dhe as avioni që sillet mbi qiejt e qyteteve tona, por fuqia vdekjeprurëse e teknologjisë së abuzuar.

Por çfarëdo tmerresh që na presin, të gjitha cilësitë që kanë ndihmuar për të mbajtur lirinë tonë të paprekur dy herë tashmë, gjatë këtij shekulli të trishtuar, do të jenë edhe më shumë forca jonë. Burri im dhe unë ndajmë me familjet në të gjithë vendin, frikën që ndiejmë për bijtë dhe bijat, bashkëshortët dhe vëllezërit që i shërbejnë vendit të tyre. Djali im i dashur Andrew është në këtë moment në aksion me njësinë e tij dhe ne lutemi vazhdimisht për sigurinë e tij dhe për sigurinë e të gjithë ushtarakëve dhe jashtë vendit.

Është kjo lidhje e ngushtë e jetës familjare që duhet të jetë mbrojtja jonë më e madhe kundër të panjohurës. Nëse familjet mbeten të bashkuara dhe të vendosura, duke u dhënë strehim atyre që jetojnë vetëm dhe të pambrojtur, vullneti i vendit tonë për të mbijetuar nuk do mund të thyhet.

Porosia ime për ju është e thjeshtë. Ndihmoni ata që nuk mund të ndihmojnë vetveten, ngushëlloni të vetmuarit dhe të pastrehët, dhe bëjeni familjen tuaj fokusin e shpresës dhe jetës, për ata që kanë nevojë për të.

Ndërsa përpiqemi së bashku për të luftuar të keqen e re, le të lutemi për vendin tonë dhe njerëzit e mirë, kudo që të jenë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve”. / Burimi: BBC, Telegraph – Përgatiti: Bota.al/a.m.

Next Post
Skandali i ‘fshehjes’ së 300 dosjeve në Gjykatën e Tiranës, KLD nis verifikimet

Vetting-u/ Inspektoriati i KLD-së: Rivlerësimi gjyqtarëve në udhëkryq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

April 30, 2026
Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

Dy aksidente te mbikalimi i Sukthit, trafik i rënduar në autostradë

April 30, 2026
Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

Trump kërcënon të tërheqë trupat amerikane nga Gjermania pas përplasjes me Merz

April 30, 2026

Sa votues të këtushëm të 11 majit do të votonin sot?

April 30, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, dita e fundit e muajit sjell ndryshime për të gjitha shenjat

April 30, 2026
Gara për kreun e ri të PD, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

Gara për kreun e ri të PD, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

April 30, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet e naftës në nivelin më të lartë në katër vite

Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet e naftës në nivelin më të lartë në katër vite

April 30, 2026
Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

Shqipëria eksportoi 1.2 TWh energji në 3-mujorin e parë 2026, si e ndihmoi taksa e karbonit

April 30, 2026
FOTO / Pak minuta shi përmbytin Vlorën, banorët: Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshë

April 30, 2026
Hegseth “kryqëzohet” nga Kongresi, lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë

Hegseth “kryqëzohet” nga Kongresi, lufta me Iranin ka kushtuar 25 miliardë dollarë

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In