• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u/ Inspektoriati i KLD-së: Rivlerësimi gjyqtarëve në udhëkryq!

by Java News
15/09/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi mbledhjet plenare nën drejtimin e Presidenti Ilir Meta, ku Inspektoriatit ngriti shqetësimin për mungesën e procedurave që duhet të ndiqen gjatë vlerësimit profesional të gjyqtarëve, që në fakt duhet të vendosen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Megjithatë, ky shqetësim gjeti mbështetjen e të gjithë anëtarëve, të cilët u shprehën bashkëpunues në përshpejtimin e procesit të Vettingut. Por, cilat janë shqetësimet e Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i përcaktuar si një nga organet ndihmëse të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit gjatë rivlerësimit profesional të gjyqtarëve?

Në shkresën që Top Channel disponon thuhet se pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë dorëzuar formularët e vetëvlerësimit profesional 466 gjyqtarë e ndihmësligjorë që nga Shkalla e Parë deri në Kushtetuese.

Vështirësia themelore, thonë inspektorët lidhet me mungesën e udhëzimeve për procedurat e detajuara që duhet të ndiqen për rivlerësimin profesional të gjyqtarëve.

“Kjo situatë bën shumë sensitive çështjen e miratimit të udhëzimeve të qarta nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit të cilat duhet të përfshijnë rregulla për shortimin e çështjeve gjyqësore që duhen përzgjedhur për shortim, procedurat për tërheqjen e informacionit të nevojshëm tek institucionet e treta, si dhe modele të standardizuara të akteve administrative”, thuhet aty.

Inspektorët kujtojnë se me hyrjen në fuqi të ligjit të vettingut ishte në zbatim ligji i vlerësimit të gjyqtarëve i vitit 2008, sipas të cilit për të vlerësuar punën e një  gjyqtari përdoreshin burime të ndryshme mes tyre edhe për volumin e gjyqeve dhe dosjeve që zvarriten.

“Rrjedhimisht është e paqartë se cila normë do të zbatohet në burimet e vlerësimit. Zgjidhja e kësaj çështjeje është e lidhur drejtpërdrejtë me suksesin e  procesit të Vettingut në drejtim të afatit të caktuar nga ligji”, thotë Inspektoriati i KLD-së.

Në shkresë thuhet se kjo situatë i është relatuar edhe Presidentit në cilësinë kryetarit të KLD-së i cili ka kërkuar:

“Të merren masa të menjëhershme për hartimin e një projekt-udhëzimi për kriteret dhe standardet e vlerësimit profesional nga Inspektoriati i KLD-së për subjektet e rivlerësimit që kanë depozituar formularët dhe dokumentin shoqërues pranë KLD-së. Gjatë hartimit, ky projekt-udhëzim të konsultohet me Operacionin Monitorues Ndërkombëtar, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit , si dhe të jetë gati  brenda datës 20 shtator”, kërkon Presidenti Meta.

/ Top Channel

ma.me

Next Post
Meta pret Shefin e Shtabeve të Bashkuar të SHBA, fokusi te siguria kolektive

Meta pret Shefin e Shtabeve të Bashkuar të SHBA, fokusi te siguria kolektive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com