• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Zoti i drogës”, Prokurori: T’i vihet në dispozicion Italisë vendimi i dënimit në Shqipëri

by A R
22/11/2017 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e Alket Hatiajt, i cilësuar nga mediat italiane si zot i drogës, ka vënë në vështirësi drejtësinë shqiptare. Prokurori Kujtim Bashaj, i cili i është drejtuar Gjykatës së Durrësit me kërkesën për ekstradimin e të kërkuarit drejt Italisë, kërkon ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që t’i jepet zgjidhje çështjes.

Në shkresën që mban firmën e tij, prokurori kërkon që autoriteteve italiane t’u vihen në dispozicion përmes letër porosisë, vendimet e dënimit të Alket Hatiajt nga drejtësia shqiptare, dhe të pyeten nëse i qëndrojnë sërish kërkesës për ekstradim.

“Duke i vënë në dispozion vendimin penal nr.190 të vitit 2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda si dhe atë të Apelit e Gjykatës së Lartë, për shqyrtimin e tij, t’iu kërkohet autoriteteve italiane nëse i qëndrojnë përsëri kërkesës për ekstradim. Kjo pasi në ligj sanksionohet se “nuk mund të jepet ekstradimi… kur ka filluar procedimi ose është gjykuar në Shqipëri, edhe pse vepra penale është kryer jashtë shtetit”, thuhet në shkresë.

Prokurori pranon më tej në letër se është e dukshme që Hatiaj, për periudhën kohore 2003-2004, që bën fjalë vendimi i gjykatës italiane për dënimin e tij me 20 vjet burgim, mbi të cilin është kërkuar ekstradimi, ai është gjykuar nga drejtësia shqiptare dhe e ka shlyer dënimin, shkruan Balkanweb.

“Të paktën në 15 episode bazuar në përgjime dhe akte procedurale të grumbulluara dhe të sjella në rrugë ligjore nga autoritetet e drejtësisë italiane në Shqipëri, rezulton që Hatiaj të jetë dënuar nga gjykata shqiptare, dënim i cili tashmë rezulton i vuajtur prej tij”.

Prokurori këmbëngul që shtetit fqinj, t’i kërkohet garanci për rigjykimin e Hatiajt, në rast ekstradimi.

Për faktin se deri më tani garancia nuk ka mbërritur, gjykata e Durrësit firmosi për shtyrjen e seancës këtë të mërkurë. Alket Hatiaj, jeton në arrati prej 5 muajsh, dhe gjatë një interviste për “News 24” ai deklaroi se nuk do të dorëzohet pasi e ka humbur besimin te drejtësia. Ai është dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Milano, ndërkohë që këmbëngul se për të njëjtat vepra penale është dënuar në Shqipëri dhe i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.

 

Next Post
Brukseli përshëndet vendimin e Kushtetueses: Të nisë sa më shpejt zbatimi i Vettingut

Brukseli i shqetësuar për borxhin italian: Një rrezik për të gjithë zonën euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In