• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Zorrë qorre, piso, gomerë, zhele, i çmendur…”/ Rama nuk i kursen komentet për kandidatët dhe krerët e opozitës

by A M
05/05/2023 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa i ofrohemi fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, liderët e partive politike vazhdojnë takimet intensive në bashkitë e vendit për prezantimit e kandidatëve.

Kryeministri Edi Rama ndryshe nga sa deklaroi se PS nuk do të kishte një fushatë ‘bombastike’ na ka treguar të kundërtën.
Nga sheshi ‘Skënderbej’ Rama u la porosi 61 kandidatëve që të bëjnë një fushatë me sa më pak shpenzime, premtim ky që zgjati shumë pak.
Tashmë në rrugët e Tiranës, por jo vetëm na shfaqen postera elektorale e billbordera.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është në këto takime e gjithë vëmendja përqendrohet tek Rama, dhe jo tek prezantimi i programeve që kandidatët përkatës duhet t’u përcjellin qytetarëve të cilëve u kërkojnë edhe votën.
Në takimet e tij elektorale ku nuk kanë munguar edhe shpenzimet sidomos ironitë apo fyerjet për kundërshtarin politik.

Ndërsa lançoi edhe këngën që tashmë e shoqëron në takime të ndryshme, duket sikur e ka kthyer në një fushatë koreaografike, ku mungon llogaridhënie ndaj qytetarit.

“Luzi e di një drejtim, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s’e kuptoj?”, tha Rama në takimin e zhvilluar në Kavajë gjatë prezantimit të kandidatit të PS për këtë Bashki, Redjan Krajli.
“Për Piso keni pisat”, u shpreh Rama gjatë takimit në Sarandë.

“Të diskutosh zgjedhjen mes kandidatëve tanë dhe kandidatëve të zorrës qorre, është të mos jesh në rregull. Nuk po shkon në stadium”, ka thënë më herët kryeministri, në një tjetër takim.

Një zhele që del përditë rrugëve, e merr në gojë gjithë dynjanë, sikur është i çmenduri i lagjes. Kam ca video për ata atje. Po ta kishit këtu në lagje njërin, do t’u kishit thënë ta mbyllnin në shtëpi”, u shpreh Rama.

Po ashtu më herët teksa ka kërkuar votën nga Kavaja e Rrogozhina, Rama teksa lëshoi një mori sulmesh për rivalët, nuk ka ngurruar t’i quajë kandidatët e tij gomerë, sipas tij punëtorë.

“Të shkosh të ngarkosh dru, të kesh alamet gomerësh si puna jonë e të marrësh qen të ngarkojnë dru, nuk bën vaki. Qeni nuk ngarkon dot dru. Se në vend të ngarkosh dru ha edhe ndonjë kafshim pastaj. Kjo është historia e thjeshtë, kush i ngarkon drutë dhe kush i çon në vend. Për këtë është vota”, deklaron Rama.

 

Next Post
EMRI| Makthi i Librazhdit bie në grackë, arrestohet superhajduti që vidhte prona dhe biznese në qytet

EMRI| Makthi i Librazhdit bie në grackë, arrestohet superhajduti që vidhte prona dhe biznese në qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

December 7, 2025
Horror në Gaza! Raketa izraelite godet gratë dhe fëmijët, dhjetëra viktima

“Jemi në një moment kritik”, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë

December 7, 2025
Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

December 7, 2025
“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

December 7, 2025
“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In