• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

EMRI| Makthi i Librazhdit bie në grackë, arrestohet superhajduti që vidhte prona dhe biznese në qytet

by A M
05/05/2023 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një superhajdut është arrestuar nga policia në Librazhd, pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje me thyerje. Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja  i cili ka siguruar edhe foton e autorit raporton se bëhet fjalë për shtetasin Klodjan Qoshku 33 vjeç, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Gracka”.

Mësohet se 33- vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta.

Klodian Qoshku dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, të kryer në një hark të shkurtër kohor.

Ndërkohë policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të raprotojnë vjedhjet e kryera kohet e fundit.

Njoftimi i policisë

U kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market, vihet në pranga 33-vjeçari, gjatë operacionit policor të koduar “Gracka”.

33-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Zbardhen 4 raste të tjera të vjedhjeve, të kryera nga ky shtetas, gjatë 3 muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që vidhte me thyerje në banesa dhe në dyqane, në kuadër të operacionit policor “Gracka”, kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, shtetasin K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, konkretisht:

-Më datë 24.04.2023, ka vjedhur 2 varëse floriri, në një banesë;

-Më datë 24.03.2023, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një servisi;

-Më datë 18.02.2023, ka vjedhur bizhuteri të ndryshme, në një banesë;

-Më datë 04.02.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të kryer ky shtetas, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Next Post
Gara për Tiranën, Kadia: Qytetarët janë koshientë për punën e bërë

Gara për Tiranën, Kadia: Qytetarët janë koshientë për punën e bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

August 18, 2026
Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

August 18, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarret në vend, 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

August 18, 2026
Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

August 18, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

“Fashistët” që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj

August 18, 2026
Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

August 18, 2026
Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

August 18, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com