• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zonja e taksës së veçantë dhe lakmia për para/ Si funksiononte konsulenca e Argita Berishës ndaj biznesmenëve, krijoi miliona euro pasuri

by Java News
19/03/2021 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Argita Berisha mund të cilësohet si zonja e taksë së veçantë, pasi një pjesë e konsiderueshme të ardhurave i ka siguruar nga ushtrimi i konsulencës juridike, si dhe nga ajo që e cilëson veten si “Professional fee”.

Konsulenca apo ndërmjetësimi, në shqip sekserë, janë dy nga format e deklaruara të vendosjes së pasurisë nga ana dy fëmijëve madhorë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo pasuri është vendosur gjatë kohës kur babai i tyre ishte kryeministër, madje është shumëfishuar.

Argita Berisha, veç pagave të marra nga të ardhurat si pedagoge në universitetet shtetërore dhe private ka deklaruar  se ka përfituar rreth 23 mijë euro nga konsulenca, kjo sipas deklaratës zyrtare së pasurisë së vitit 2016.

Sot Argita Berisha sipas deklaratave zyrtare të depozituara në ILDKPKI rezulton se ka 6 shtëpi të shpërndara nëpër Shqipëri, nga 100-200 m2, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe 3000 m2 tokë në Fshatin Priske dhe një dyqan.

Vetëm në rrugën “M. Matohiti”, Argita ka dy apartamente në një pallat, njeri me sipërfaqe 188 m2 dhe një 141m2. Në vitin 2014, ajo do të deklaronte se kishte blerë një apartament me vlerë 179 000 euro sipërfaqja 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.

Ndërkohë, ajo ka blerë një apartament tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, me një sipërfaqe prej 200 m2 dhe ka një vlerë 100.000 euro. Po kështu, sipas deklaratës në ILDKPKI zotëron edhe një apartament tek “European Treade Center”, në qendër të kryeqytetit 120 m2 me një vlerë prej 150.000 euro si dhe një apartament 77m2. Veç këtyre Argita do të deklaronte se zotëron edhe një apartament 95m2 dhe garazh tek rruga Lidhja e Prizrenit. Më pas  garazhin do ta shiste në vlerën e 45.424 eurove.

Nga këto pasuri të vendosura Argita nga dhënia me qira e apartamentit fiton 40 mijë euro, kjo të paktën sipas deklaratës së vitit 2017. Në deklaratën e fundit të vitit 2019, përfitimi nga qiratë ishte 9 mijë euro.

Konsulenca me 200 euro për orë

Në vitin 2011, kohë kur Berisha ishte në pushtet Argita Malltezi do të deklaronte se kishte përfituar të ardhura nga ekspertiza në shumën e 11 000 euro, ndërsa 1886 USD nga “professional fee”.

“Professional fee” është një term për personat që aplikojnë tarifa të caktuara për shërbimin që ofrojnë juristë apo ekonomisë, etj. Dhe këtë zanat, Argita Berisha e ngriti menjëherë, pasi babai i saj, erdhi për herë të dytë në pushtet, duke lënë punën që kishte në Kosovë, si pjesë e Misionit e OKB-së, e cila ishte mirëpaguar.

Mediat asaj kohe shkruanin se menjëherë pas kthimit nga Prishtina, ajo krijon me një nga miqtë e saj dhe bashkëpunëtorët në UNMIK, Flutura Kola, ato ndërtuan tri kompani ligjore: Malltezi & Kola, Kola & Associates dhe Malltezi & Associates, duke ndarë zyrën dhe një listë në rritje klientësh fitimprurës.

Investitorët e huaj përpara se të prezantonin një projekt investimit në Shqipëri trokisnin siç duket te dera e “zonjës e taksës së veçantë”, e cila ndërhynte te babai kryeministër, që erdhi në pushtet me moton “Me duar të pastra”.

Birn në një shkrim investigativ do të theksonte se “brenda pak muajsh, ata u bënë avokatët ku shkonin multinacionalet që kërkonin të investonin në ekonominë në rritje të Shqipërisë”. Biznesmenët  si boshjanku Damir Fazlliç dhe pakistanezi Zafer Ansar ishin disa nga klientët. I pari ishte miku i familjes Berisha dhe kështu i paprekshëm për drejtësinë shqiptare.

Ansar, i cili më herët pati qenë konsulli i nderit i Shqipërisë në Pakistan, pati punësuar kompaninë ligjore të Malltezit për të ndërmjetësuar me autoritetet vendore mbi ndërtimin e një termocentrali në Shqipëri me vlerë gati 100 milionë euro. Përveç kërkesës për tarifë ligjore prej 200 euro për orë, gjysma e rrogës mesatare mujore në Shqipëri, Malltezi kërkoi një tarifë suksesi prej tre për qind të të gjithë investimit, duke tundur ndikimin e babait të saj si garanci.

“Unë e gjeta korrespondencën disi të çuditshme, për shkak se një tarifë konsulence me një tarifë ‘suksesi’ qe disi e pazakontë për një kompani ligjore. Unë rashë dakord, duke e ditur se ajo qe vajza e kryeministrit [dhe] do të ishte e nevojshme në arritjen e objektivit për të ndërtuar termocentralin pa vështirësi”, do të deklaronte Ansar në një intervistë për Top Channel.

Kjo është rruga e ngritjes së pasurisë së fëmijëve të familjes Berisha, ku ndërmjetësimi apo sekserë dhe duke përfituar nga babai kryeministër ngritën perandorinë e tyre, duke shfrytëzuar paprekshmërinë dhe hapësirat ligjore./Shqip

Next Post
“Tirana po shkon drejt imunitetit të tufës, situata do përkeqësohet”/ Epidemiologu: Derisa të vijë vaksina do kalojnë…

Studimi/ Mjeku Alimehmeti: Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com