• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Zonja e panjohur”, Donald Trump dhe një mision helvetik në Washington

by B K
06/08/2025 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Pothuaj mbarë Zvicra sot shikon drejt Washingtonit. Avioni Dassault Falcon 900 i qeverisë ka aterruar në Dulles International Airport në Washington, D.C. Në bord janë presidentja e Zvicrës (njëkohësisht ministre e financave), Karin Keller-Sutter, dhe ministri i ekonomisë, arsimit dhe shkencës, Guy Parmelin. Misioni i tyre: ta bindin Donald Trumpin t’i ulë tarifat doganore ndaj produkteve zvicerane. Presidenti amerikan e ka ndëshkuar Zvicrën me tarifë doganore prej 39 për qind. Një masë drakonike kjo, e cila ka shokuar Zvicrën.

Shenjat e para nuk janë aq të mira. Ndërsa ministrat zviceranë ndodheshin në ajër duke shkuar drejt kryeqytetit amerikan, Donald Trump tha në një intervistë me kanalin televiziv amerikan CNBC se kishte folur së fundmi me “kryeministren e Zvicrës”. E vërteta është se Zvicra nuk ka kryeministre. 7 ministrat e qeverisë janë të barabartë. Njëri nga ta për një vit ushtron postin ceremonial të presidentit.

Trump tha se nuk e njihte politikanen me të cilën foli në telefon. Ai shtoi: “Zonja ishte e sjellshme, por nuk donte të dëgjonte”. Trump tha se “kryeministrja e Zvicrës” ishte e gatshme të paguante vetëm 1 për qind tarifa doganore. Kjo tingëllon pak e besueshme, sepse deri më tani është the¨në se delegacioni zviceran është pajtuar me palën amerikane për të paguar 10 për qind tarifa.

Në Washington ministrat zviceranë pritet të takohen me Marco Rubion, i cili është shef i diplomacisë dhe këshilltar për siguri kombëtare i Trumpit. Në rast se misioni helvetik në Washington përfundon pa sukses, në Zvicër disa media dhe politikanë kanë propozuar që në Shtëpinë e Bardhë të dërgohet shefi i FIFA-s Gianni Infantino, i cili është zvicerani me lidhjen më të mirë me Trumpin. Vitin e ardhshëm në SHBA zhvillohet kampionati botëror i futbollit. Infantino është takuar disa herë me Trumpin muajve të fundit.

Next Post
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë menjëherë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë menjëherë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In