• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë menjëherë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

by B K
06/08/2025 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni.

Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta.

Dy kullat, në fillim dhe në fund të urës, do të jenë 399 metra të larta. Kjo infrastrukturë e veçantë është projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve deri në 7.7 ballë, duke pasur parasysh që zona është sizmike, dhe erërave deri në 200 kilometra në orë.

Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do të rrisë ndjeshëm punësimin.

Parashikimi përkatës thotë se mund të krijohen deri në 120,000 vende të reja pune, përveçse ura do ta afrojë Siçilinë me pjesën tjetër të Italisë.

Opozita italiane, nga ana e saj, tërheq vëmendjen ndaj rrezikut të infiltrimit nga kontraktorë të lidhur me mafian dhe nënvizon se përparësi duhet t’u jepet dhjetëra veprave të tjera infrastrukturore të tjera që kanë nevojë urgjente për përforcim dhe mirëmbajtje, siç janë lidhjet hekurudhore në Italinë Jugore.

Menaxherët e projektit garantojnë se “Ura e Mesinës” do të zgjasë të paktën dy shekuj, por shumë organizata ekologjike përgjigjen se çmimi, në aspektin e shkatërrimit të pasurisë mjedisore të rajonit, do të jetë shumë i lartë.

Shuma e taksës që shoferët do të duhet të paguajnë për të kaluar në këtë urë ende nuk është përcaktuar. Ministria e Transportit, megjithatë, i siguron italianët se “çmimet do të jenë konkurruese dhe plotësisht të arsyeshme”.

Ura më e madhe në botë në kategorinë e saj do të ndërtohet me fonde kombëtare dhe evropiane. Një pjesë e shumës, në fakt, duhet të konsiderohet si shpenzim mbrojtës , pasi do të lehtësojë lidhjet strategjike rrugore në rast lufte. Në këtë mënyrë, qeveria Meloni pritet të jetë në gjendje t’i afrohet më lehtë qëllimit të ndarjes së 5% të PBB-së së vendit për shpenzimet e mbrojtjes.

Next Post
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Braimllari: Problemet u evidentuan gjatë fushatës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Braimllari: Problemet u evidentuan gjatë fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In