• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zonat e para që përfitojnë nga gazsjellësi TAP në Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti gazsjellësit TAP, do të sjellë përfitimet e para për familjet në zonën Ballsh-Fier-Vlorë dhe Durrës- Tiranë. Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë Dritan Spahiu shpjegon se këto do të jenë zonat parësore të gazifikimit për arsye industriale dhe si rrjedhojë shpërndarja e rrjetit për familjarët do të jetë më e lehtë. Ndërsa gazifikimi i zonave të tjea të Shqipërisë është lënë për në një moment të dytë.

“Do të gazifikohet një trekëndësh me një intensitet të industrial siç është ai Ballsh-Fier-Vlorë dhe nga ky rast do të përfitojnë edhe klientët familjarë nga ndërtimi i komplet rrjetit. Si dhe rajoni i njohur tashmë Durrës-Tiranë për të intensitetit të lartë të popullsisë”-thotë Spahiu.

Sipas tij, më pas do të shikohet, në varësi edhe të projekteve të tjera, siç është projekti IAP, qoftë lidhja me Kosovën si dhe me Maqedoninë. Në rast se këto lidhje do të jenë funksionale, do të jenë një ndihmesë shumë e madhe për vetë gazifikimin e Shqipërisë. Afatshkurtër, është se këto dy rajone do të fokusohet gazifikimi për konsumatorët familjarë.

Gazsjellësi TAP është një mundësi më shumë për familjet shqiptare përtej përdorimit të energjisë elektrike. Ky projekt do të jete një burim alternativ i furnizimit të industrisë. Ndersa energjia elektrike mund të jetë pak e shtrenjtë, kështu që përdorimi i gazit natyror është një alternativë mjaft e mirë qoftë për industrinë, qoftë për familjarët në këto dy zona.

Shqipëria tashmë ka një studim të mirëfilltë për sa i përket gazifikimit të vendit, i cili parashikon se si do të kryhet ky proces në periudhën 2020-2040. Në vëmendje do të jetë vendosja në punë e termocentralit të Vlorës, ndërsa përfituesit e parë nga rrjeti i transmetimit të gazit do të jetë zona e Fierit dhe e Ballshit dhe zona e dytë me rëndësi është zhvillimi i rrjetit të gazit në zonën industriale Tiranë-Durrës.

ma.me

Next Post

Numri 71, kyçi i qeverisjes për muajt në vazhdim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
Sikur mos të kishte protesta?

Sikur mos të kishte protesta?

February 16, 2026
Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

Ndëshkohen shoferët e “zgjuar”, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit! Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In