• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

by Ben Andoni
16/02/2026 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të jesh i verbër të mos e shikosh të keqen ngado në vend. E shikon në gjuhën e përdorur “normalisht” nga politikanët dhe sjelljen e tyre me njerëzit pa tagër pushteti. Deputetët janë shembujt më të mirë ilustrues, madje edhe ata më të rinj që nuk shquhen për asnjë vlerë kulturologjike në të folur apo mendime të sistemuara për të shprehur qëllime Ligjvënësish. E shikon shpesh në gjuhën arrogante të kryeministrit Rama, kur u drejtohet njerëzve të thjeshtë. Gjuha e komunikimit e përdorur orët e fundit në Durrës dhe pak ditë më parë me fermerët ishte krejt e panevojshme. Antologjia e fjalëve dhe shprehjeve të ish-kryeministrit Berisha s’ka të dytë. Regjistri deri në imtësira për familjet dhe vetë prokurorët tashmë “nuk bëjnë më asnjë përshtypje (!)”.  E shikon në pabarazinë e frikshme ekonomike që e ka kapluar vendin. Përditmëria e qytetarit shqiptar është kthyer në sfidë. Referuar burimeve të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri konsiderohen si 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Evropian. Shifra mund të mos dukej aq shqetësuese nëse nuk llogariten që të ardhurat e shqiptarit janë sa 41% e mesatares së BE-së!! Gati 50 % e shqiptarëve ushqehen për të mbijetuar. Por përballë qeveria na vendos shifrat makro, sipas të cilave rritja e PBB-së është gati 3 %, e cila duket inkurajuese, por që në realitet nuk shkon me jetën e përditshme të shqiptarëve. Shqetësimin e shton një fakt që lidhet me transparencën e të dhënave ekonomike, ku Shqipëria renditet mes vendeve me transparencën më të ulët për pabarazinë ekonomike, referuar Indeksit të Transparencës së Pabarazisë (Inequality Transparency Index – ITI). “Harta më e fundit tregon se vendi ynë bën pjesë në grupin e shteteve që publikojnë pak ose aspak të dhëna të plota mbi shpërndarjen reale të të ardhurave dhe pasurisë, duke e bërë të vështirë kuptimin e pabarazisë së vërtetë në shoqëri. Indeksi ITI mat transparencën nga 0 në 20 pikë, duke vlerësuar cilësinë, shpeshtësinë dhe aksesueshmërinë e të dhënave për të ardhurat dhe pasurinë” (Monitor, 2026).

Në literaturë, një shoqëri është e sëmurë sepse nuk jep dot si duhet për siguritë themelore, dinjitetin dhe mundësirat për të gjithë, duke favorizuar pak veta në kurriz të shumë njerëzve. Shpërndarja e të ardhurave në vend është temë tjetër, ashtu si edhe ligjet në favor të pak syreshëve. Sot, nuk duhet shumë për ta kuptuar, ashtu si skandalet që lidhen me administratën shqiptare kanë treguar problematika, që edhe pse nuk shpërfaqen në raporte ndërkombëtare janë të frikshme. Kujtojmë skandalin lidhur me AKSH-in dhe mënyrën sesi trajtoheshin njerëzit e administratës, por nga ana tjetër sesi veprohet me nëpunësit e niveleve të ulët për ta kuptuar këtë karakteristikë tashmë të shoqërisë së sëmurë.

Dhe, në fund, paçka se lista mund të ishte e gjatë diçka për përballjen e pushtetit medial dhe rolin e vet për ta informuar dhe për t’i shërbyer publikut, mënyrën sesi po shfrytëzohet turpshëm për të përballur mungesën e ideve dhe debateve me etikë, duke kërkuar klikimin e tepruar përmes të pavërtetave të disa personazheve militantë deri në absurde (shpesh duke sfiduar dhe gjetjet e pakundërshtuara shkencore). Janë pak por të mjafta për të kuptuar se e keqja tek ne ka krijuar mjedisin e vet, që quhet normalitet, kurse e mira është ose tejet artificiale ose gati e pabesueshme. Mu siç e shprehte më mirë sociologu i njohur Scott Peck, tek “Njerëzit e gënjeshtrës: Shpresa për shërimin e së keqes njerëzore” se” “E keqja krijon për ata që janë nën sundimin e tyre një shoqëri të sëmurë në miniaturë”. Vallë nuk është shoqëria jonë tashmë një shoqëri e tillë, por pak nga pak dalë nga miniatura dhe kthyer në përmasa reale. Duhet të jesh i verbër të mos e shikosh të keqen ngado në vend. (Javanews)

Next Post
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur

Përplasen dy anije në Detin Marmara, fundoset njëra prej tyre: 10 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur

September 2, 2026
Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse

Sulmi me dron në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar, Gjermania dyshon për lidhje me inteligjencën ruse

September 2, 2026
OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

OSHEE lehtëson faturat e energjisë, 68.8% e klientëve debitorë përfitojnë ulje të kamatëvonesës

September 2, 2026
“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

September 2, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje, ja si do të mbrohen qytetarët që…

September 2, 2026
Kejvina Kthella flet për jetën private: Ish të dashurin e ndihmoja me lekë. Ishte shumë i bukur

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com