• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Protestat e opozitës po përdoren në funksion të zgjedhjeve brenda PD

by A R
22/04/2026 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, aktet e dhunshme në protestat e opozitës kanë marrë një përgjigje nga forcat e rendit, duke çuar pas hekurave individët e përfshirë në hedhjen e lëndëve plasëse. Kjo pikë kthese në dinamikën e tubimeve politike në kryeqytet ishte në qendër të diskutimeve në emisionin “Trialog” në RTSH.

Nën moderimin e gazetares Alba Alishani, paneli i përbërë nga analistët e njohur Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, zbërtheu skenarët e fundit të opozitës, motivet e fshehura politike dhe reagimin e institucioneve ligjzbatuese.

Përballja me ligjin dhe “rutina” e protestave

Fokusi i analizës u ndal te arrestimet e fundit, një lëvizje që shënon një ndryshim në qasjen e policisë ndaj atyre që përdorin mjete të rrezikshme në tubime. Sipas analistit Preç Zogaj, përtej aksionit policor, vetë protestat po vuajnë nga një mungesë e theksuar e një objektivi realist dhe frymëzimi popullor.
“Protestat e opozitës tashmë janë rutinë në përsëritjen e tyre me të njëjtin skenar, të njejtën pejsmarrje, të njëjtën kërkesë të deklamuar për largimin e kryeministrit Rama. Po të derdhej populli shesheve pasi të ketë ketë perceptuar se eshtë shumicë që i ështe mohuar fitorja në zgjedhje objektivi do të ishte i arrtshem. Por njerëzit e dinë që PD-ja i ka humbur zgjedhjet, ndaj protestat mbesin në kaudirn e një organizmi të ngushtë partiak”, tha Zogaj.

Radikalizimi si mjet për politikën e brendshme të PD-së

Përtej retorikës që përdoret, Zogaj evidentoi dy qëllime te tjera, siç i quajti ai, prapa radikalizimit me molotovë: E para, për të krijuar lajm nderkokombetar me zjarr dhe flakë. “Zjarri dhe flakët përbejnë lajm, por kur sensacioni perseritet shumë herë nuk është më sensacion”, tha Zogaj E dyta ka lidhje me zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Aksioni i rrugës, argumenton ai, po përdoret nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, si një mekanizëm për të konsoliduar pushtetin dhe për të shmangur garën reale për kryetarin.“Berisha shkon drejt zgjedhjeve brenda PD-së si udheheqës i priotestave. Gara nga “fronti” i sfumon debatet për zvgjedhjet e kryetarit. Ne këtë atmosferë kandidatët rivalë duken te tepërt. Madje nuk po lejohen”.

Mjetet e paligjshme janë të dënueshme

Në lidhje me përdorimin e molotovëve, Zogaj vuri në dulje qëndrimine përseritur të ndërkombëtarëve , të cilët duke i njohur protestat si një e drejtë e ligjshme, kanë theksuar vazhdimisht se dhuna nuk ka vend në demokraci. Hedhja e molotovëve, sipas Zogajt, është në kufinjvë e mosbindjes civile. “Dallimi mes protestave dhe mosbindjes civile” , tha ai, “është se ne këtë të dytën protestuesit përdorin me vetëdije mjete të paligjshme, duke marrë parasysh me vetëdije veprimin e ligjit. Policia, nëse nuk merr masa ndaj akteve të paligjshme, mohon vetveten. E reja në protesten e fundit është kapja e provave, pra e molotoveve, dhe vendimi i gjykatës. Më vjen keq për adoleshentët, por organizatorët që i armatosin me molotovë dhe i hedhin në aksion duhet të jenë të qartë me ta që në fillim për pasojat”.

Next Post
Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

Rama publikon pamje nga punimet në rrugën Fier–Fratar: Investim kyç për zhvillimin e zonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In