• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

by A R
06/01/2026 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni i bujshëm për kapjen e Nicolás Maduros dhe dërgimin e tij në SHBA ishte tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH, nën drejtimin e gazetares Alba Alishani. Analisti i njohur Preç Zogaj, i ftuar në studio, zbërtheu dritëhijet e këtij aksioni, duke vënë në peshore sovranitetin përballë krimit ndërkombëtar.

Sipas Zogajt, ndonëse ndërhyrja e jashtme për rrëzimin e një lideri krijon shqetësim për precedentin që vendos në të drejtën ndërkombëtare, në rastin konkret ka një përligjje të fortë: droga.

“Tramp luftën kundër drogës e ka një përparësi. Vërshimi i drogës nga Venezuela dhe vende të tjera shihet si një përligjje për këtë veprim,” theksoi Zogaj.

“I shpëtuar” nga prangat

Një këndvështrim që solli analisti ishte ai i sigurisë fizike të diktatorit. Sipas Zogajt, paradoksalisht, arrestimi nga amerikanët mund t’i ketë shpëtuar jetën Maduros.

“50 milionë dollarët (shpërblimi për kapjen e tij) mund t’i merrnin kokën Maduros. Ndërkohë që tani ai mund të quhet i shpëtuar sepse do të gjykohet në një vend të lirë,” arsyetoi Zogaj, duke iu referuar faktit se gjuetia për shpërblimin mund të kishte përfunduar me eliminimin e tij fizik.

Tani, ai përballet me drejtësinë në SHBA, ku akuzat bazohen në dëshmi të ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Pse SHBA ndërhyri te Maduro dhe jo te autokratë të tjerë? Zogaj bëri një dallim thelbësor midis natyrës së regjimit në Venezuelë dhe atij në Rusi apo Kinë.

“Autokratë në Kinë e Rusi janë zgjedhur sipas ligjit të tyre. Në rastin e Venezuelës pretendohet se është vend demokratik, por aty janë dhunuar zgjedhjet e lira,” tha ai.

Zogaj solli në vëmendje rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ku opozita vlerësohet të ketë fituar rreth 70% të votave, fakt që e bën Maduron një president të paligjshëm edhe sipas vetë standardeve që vendi i tij pretendon se respekton.

Kjo mungesë legjitimiteti, sipas tij, e kombinuar me akuzat për narko-trafik, krijoi terrenin për ndërhyrjen amerikane.

Next Post
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In