• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarrvënësi i Ballkanit e ka emrin Aleksandër Vuçiç

by Enver Robelli
06/08/2023 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Revista gjermane “Der Spiegel” kritikon ashpër presidentin serb për tendencat autokratike në vendin e tij dhe rolin destruktiv në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë. Ndërsa Vuçiq minon paqen në rajon, Perëndimi po tregohet tepër tolerant. Ndaj propagandës së Vuçiqit po hesht sidomos Mirosllav Lajçak, shkruan revista nga Hamburgu.

Në paraqitjet e tij mediale Aleksandar Vuçiq lë përshtypjen sikur askush nuk po ia vlerëson angazhimin e tij për paqe e stabilitet në Ballkan. Por tani revista gjermane “Der Spiegel” në një shkrim të gjatë arrin në përfundimin se zjarrvënësi i Ballkanit e ka emrin: Aleksandar Vuçiq. Këtë e kupton kush merr vesh serbisht dhe kush e përcjell fushatën urrejtëse të kanaleve televizive të regjimit të Vuçiqit.

“Der Spiegel” citon aktivisten e të drejtave të njeriut Sonja Biserko, e cila thotë se gjatë mandatit të tij Vuçiq i ka shkatërruar institucionet shtetërore, ka bllokuar dialogun shoqëror, e ka bërë të parëndësishëm parlamentin dhe i ka diskredituar kritikët. Marrëdhëniet me Brukselin dhe Washingtonin, shkruan “Der Spiegel”, përmenden si të dëshirueshme, por ato me Pekinin dhe Moskën kultivohen. Beogradi nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë dhe kohëve të fundit është shtuar presioni ndaj opozitarëve rusë të ikur në Serbi. Sipas revistës gjermane para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin kundër Serbisë. Të hënën u vendosën sanksione kundër 4 politikanëve të republikës serbe të Bosnjës, më parë u godit Aleksandar Vullini, shef i shërbimit sekret serb.

Ajo çfarë Vuçiq nuk mund apo nuk dëshiron ta thotë, e thotë Vullini. Ai përkrah konceptin e “botës serbe”, të inspiruar nga “bota ruse” e Vlladimir Putinit. Vullin thotë se mundësia e vetme që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet, sepse, sipas tij, “të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë me diskriminimin e serbëve”.

Sipas “Der Spiegel” anketat në Serbi tregojnë se 45 për qind e të anketuarve e konsiderojnë Vlladimir Putinin politikanin më të mirë udhëheqës në botë. Pas tij – me distancë të konsiderueshme – vjen presidenti i Kinës. Vuçiqi e sheh veten se zëdhënës të të gjithë serbëve, përfshirë ata që jetojnë në Bosnjë, në Mal të Zi dhe në Kosovë. Aleate e Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe. Sa herë që Vuçiq gjendet nën presion të brendshëm politik, ai i lëshon nga zinxhirët përkrahësit e tij të dhunshëm në veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë. Në këtë poker Vuçiq e mban si kartë zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Der Spiegel” përshkruan edhe vizitën e patriarkut serb Porfirije në Graçanicë në përvjetorin e Betejës së Kosovës. Porfirije, i cili është mbështetës i Vuçiqit, thotë se angazhohet për paqe – atë paqe që Vuçiqi nga Beogradi e minon.

“Der Spiegel” kritikon edhe ndërmjetësin e BE-së Mirosllav Lajçak. Ndërsa Vuçiqi thoshte se populli serb në Kosovë i është nënshtruar “përndjekjes më të tmerrshme” në 15 vitet e fundit, Lajçak nuk e kundërshtoi, por lavdëroi “bisedën e sinqertë dhe të hapur” me presidentin serb.

“Der Spiegel” citon Hasan Hasanoviqin, të mbijetuar të masakrës në Srebrenicë, i cili thotë se nën drejtimin e Vuçiqit mohimi i gjenocidit është bërë institucional. “Ideologjia serbomadhe jeton, vetëm ia kanë ndryshuar emrin dhe tani e quajnë ‘Bota serbe’”. Një marrëveshje mbi bashkëpunimin arsimor mes Serbisë dhe republikës serbe të Bosnjës e bën të pamundur përmendjen e krimeve serbe në Srebrenicë. Në shënjestër të Beogradit është edhe Mali i Zi. Në anketat e fundit 32 për qind e popullsisë në Mal të Zi u deklarua si serbe. Në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë pritet një rezultat edhe më i lartë. Mediat e dirigjuara nga Serbia propagandojnë në këtë drejtim.

Beogradi kalkulon kështu: sa më shumë serbë etnikë në statistikat e Malit të Zi, aq më e drejtë është të mbrohen ata dhe të bashkëvendoset mbi fatin e tyre. Këtë qasje strategjike Putini e ka përdorur në rastin e qytetarëve rusë në Gjeorgji, në Donbas dhe në Krime. Vuçiqi është duke shpërndarë pasaporta në Mal të Zi, universitetet serbe joshin me karriera akademike dhe propagandistët serbomëdhenj gëzojnë trajtim të veçantë pozitiv: kur njëri prej tyre u sëmur, Vuçiqi urdhëroi që ai të transportohet me avion dhe të trajtohet në territorin serb.

Next Post
FOTOT/ Përfundon stërvitja e përbashkët me marinën turke, ministri Peleshi: Së bashku jemi më të fortë

FOTOT/ Përfundon stërvitja e përbashkët me marinën turke, ministri Peleshi: Së bashku jemi më të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In