Një situatë kritike është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, në pyjet e Qafë Helmesit, në fshatin Koçaj.
Zjarri ka përfshirë një masiv pyjor dhe që kërkonte ndërhyrje emergjente nga ajri.
Në terren ndodhen aktualisht punojnë punonjës të emergjencave dhe banorë të zonës, të cilët po mundohen të neutralizojnë flakët. Po ashtu ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.
Ndërkohë zjarri u riaktivizuar mbrëmjen e djeshme, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme e një masivi pyjor me ah dhe pisha.











