Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme (22 shtator) një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në fshatin Lazarat.
Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me një automjet zjarrfikës dhe grupin e ndërhyrjes.
Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte banesat përreth.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së tij në drejtim të banesave.











