Vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme edhe në Peshtan të Fierit.
Flakët përfshinë masivin pyjor me pisha.
Informohet se zjarri është aktiv në zonën e pyllëzuar, por shumë larg banesave.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës.











