• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e qytetarëve të mbetur jashtë

by E S
14/04/2026 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarri në kompleksin pranë QSUT në Tiranë është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje intensive nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës, ndërsa deri më tani nuk raportohen viktima.

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi nga vendngjarja se flakët janë neutralizuar dhe vatrat aktive janë shuar, duke theksuar se operacioni është zhvilluar me angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore.

Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë evakuuar disa banorë, përfshirë edhe një të moshuar që ndodhej në gjumë, ndërsa disa persona kanë pësuar djegie të lehta. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të zjarrfikësve, urgjencës, Forcave të Armatosura, RENEA-s dhe forcave vullnetare.

“Prej 4 orësh Prefektura ka marrë masat për të gjitha forcat në këtë rast emergjent. Falenderoj zjarrfikësit, forcat e urgjencës, FA, forcat vullnetare, RENEA. Jemi të lumtur se nuk kemi asnjë viktimë,” tha Hajdari, duke shtuar se disa persona janë nxjerrë nga banesat në gjendje të vështirë shëndetësore.

Ai theksoi se disa vatra të zjarrit tashmë janë “të vdekura” dhe situata është nën kontroll, por puna vijon për kontrollin e plotë të ndërtesës dhe verifikimin e çdo ambienti brenda saj.

Hajdari shtoi se pas përfundimit të operacionit do të nisin edhe veprimet hetimore nga prokuroria, në bashkëpunim me ekspertë kriminalistikë, zjarrfikës dhe mjekësinë ligjore, për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të vijojë monitorimi i situatës deri në normalizimin e plotë dhe akomodimin e banorëve të prekur.

Next Post
Zjarri në Tiranë/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

Zjarri në Tiranë/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

Comments 1

  1. Hodo says:
    6 hours ago

    Aman hiqeni nga terminologjia shprehjen “SITUATA NËN KONTROLL”, se na kujton Jemin Zgjanën, Flamur Noçkën apo Ulsi Manjën dhe shumë e shumë koqe e koqeshka si mbushës topi, që as vetë ata nuk e dinin pse i kishin vënë ministra.
    Siç duket, SITUATËN E KISHIN NËN KONTROLL, brylat në degë.

    Reply

Leave a Reply to Hodo Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In