• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

by E S
14/04/2026 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, kritikoi Samitin e Diasporës, duke theksuar se “pati shumë hartime, shumë sllogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë”.

“Po ta shikosh, deri diku, i gjithë zëri joqeveritar në Shqipëri nuk ishte i përfaqësuar. Nuk po flas për opozitën, por për zërin joqeveritar. Pati shumë hartime, shumë sllogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë që mund t’i shkojnë një aktori, mund t’i shkojnë një sportisti, një turisti, por nuk i shkojnë një shtetari. Shtetari flet me pika. Angazhimi në samitin e parë ka qenë abetarja dhe furnizimi me bazën e arsimit shqip, gjë që s’ka ndodhur; ka qenë regjistrimi i shqiptarëve në botë, krijimi i regjistrit për shqiptarë në botë, gjë që s’ka ndodhur; ka qenë krijimi i qendrave kulturore në të gjitha komunitetet shqiptare të botës, gjë që s’ka ndodhur; organizimi dhe koordinimi me qeverinë e Kosovës për të bërë një aksion të përbashkët, gjë që s’ka ndodhur. Ministri i Jashtëm i Kosovës e ngriti sot përsëri këtë çështje dhe pastaj adresimi i disa çështjeve që lidhen në aspektin ekonomik dhe social, se si ne mund të përfitojmë nga ekspertiza e shqiptarëve në botë dhe se si, kur marrim ekspertë ndërkombëtarë, të marrim shqiptarët e suksesshëm në botë, gjë që nuk ka ndodhur. Kështu që, takimi duhet t’u zhvillonte me këto lloj gjërash”, tha Krasniqi.

“Janë këto detyra, ku jemi, ku kemi shkuar dhe çfarë do bëjmë. Për këtë nuk u fol, aq sa arritëm ne të shohim nga media. Dhe në këtë lloj këndvështrimi shikoni sot lajmi kryesor i gjithë mediave shqiptare është një zonjë nga Italia e cila sot kritikoi, pavarësisht se ia ndërprenë fjalën disa herë. Pse? Sepse nuk mundesh ta ushqesh gjithmonë publikun, opinionin dhe shtetin vetëm me show. Duhet të kesh diçka konkrete. Liderët tanë duhet të heqin dorë nga internacionalizmi dhe të kalojnë te populli i vet. Para se të bësh një samit bëhen konsultime në të gjitha nivelet me ekspertë dhe në dijeninë time nuk ka ndodhur. E dyta, bëhet konsultim me qeveritë përkatëse dhe ata janë pjesë e grupeve të punës dhe bihet dakord ku do shkohet, gjë që s’ka ndodhur. Dhe pastaj vendos për ta bërë forum politik apo për ta bërë forum për diasporën ku diaspora flet dhe ne mbajmë edhe shënime dhe dëgjojmë, gjë që s’ka ndodhur. Unë punoj te një nga institutet kërkimore dhe godina jonë ndodhet 50 metra larg samitit. Dhe të gjitha raportet ndërkombëtare pesë vitet e fundit thonë që liria akademike në Shqipëri ka rënie drastike dhe është rënia më e madhe në dy dekadat e fundit dhe asnjë nga ata që ishin ftuar aty nuk foli për lirinë akademike, nuk foli për kërkimin shkencor, nuk foli për kolegët e tyre që ndodhen në anën tjetër të rrugës, por të gjithë folën “sa të emocionuar jemi kur na ftoni, kur na dekoroni dhe kur na bëni pjesë të ceremonive zyrtare”, gjë që për mua është detaj simbolik, por jo i rëndësishëm për hedhjen e një shteti”, shtoi Krasniqi.

Next Post
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com