• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret “pushtojnë” Italinë, Turqinë, Greqinë dhe Kosovën. Ja situata konkrete

by Java News
03/08/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa nga shtetet europiane dhe të rajonit janë përfshirë nga flakët dhe dëmet kanë qënë të konsiderueshme.

Situata ka qënë aq e komplikuar sa për të shpëtuar jetën e turistëve dhe të banorëve është dashur ndërhyrja evakuese nëpërmjet detit përmes rojeve bregdetare dhe marinës.

Në Itali, Turqi, Greqi dhe në Kosovë situata është tepër e vështirë!

Turqia

Turqia prej ditesh tashme gjendet ne nje situate shume alarmante përsa i përket zjarreve të cilat kanë vënë në vështirësi serioze autoritet turke dhe gjithashtu kanë dëmtuar rëndë turizmin.

Janë aktualisht rreth 100 vatra të fuqishme zjarri kryesisht në rajonet jugore të vendit ku përfshihen Managvat (Antalia), Milas, Adana, Osmaniye, Mersin dhe Kayseri . Janë prekur gjithsej 32 provinca dhe 120 vatra të tjera përveç atyre aktive janë vënë nën kontroll.

Tetë persona kanë humbur jetën (dy prej të cilëve janë zjarrfikës), 27 rezultojnë të plagosur rëndë dhe qindra të tjerë kanë marrë ndihmë shëndetësore nga struktura të specializuara. Turistët nga Antalia dhe Bodrum janë evakuuar nëpërmjet detit me anije të rojes bregdetare dhe ato të marinës.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli deklaroi se në terren po punojnë non stop 4000 zjarrëfikës, 38 helikopterë, 3 aeroplanë, 490 hedhës uji, 660 buldozierë si edhe po përdoren drone gjithashtu. Thatësira, nxehtësia dhe erërat jugore nuk janë në favor të përpjekjeve për të shuarzjarrin. Presidenti Erdogan ka deklaruar se duhet rinovuar e gjithë infrastruktura duke u nisur nga ky “mësim” që morën. BE, Rusia, Katari, Azerbaxhani dhe Ukraina kanë dërguar avionët e tyre në ndihmë përfshirë edhe ata amfibë. Pjesa më e madhe e zjarreve dyshohet se janë vënë nga dora e njeriut dhe pritet të ketë hetime të mëtejshme pasi të kalohet emergjenca.

Greqi

Në Greqi, situata është e rënduar, kryesisht në rajonet jugore. Njësitë bashkiake të periferisë së Rodosit (Petalouda dhe Kallithea)  kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë evakuuar banorët. 3,000 hektarë pemishte janë djegur nga një zjarr që shpërtheu pranë qytetit të Patras, 200 kilometra në perëndim të Athinës. Ndërkohë fshatra të tërë në Peloponez janë evakuuar.

Rezultojnë deri tani 10 persona të plagosur rëndë dhe qindra të tjerë me plagë tmë të lehta.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se situata me zjarret është më e rënda në më shumë se tre dekada.“Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987,” tha kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, duke shtuar se autoritetet po bënin “gjithçka të mundshme” për të vënë nën kontroll situatën. Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se në korrik janë shënuar 1,584 vatra të zjarrit në të gjithë Greqinë krahasuar me 953 në vitin 2019.

Itali

Prej datës 15 korrik edhe Italia ka probleme të mëdha me zjarret kryesisht në zonën e Siçilisë dhe atë të Pulias. Nga Molisse pothuaj të gjithë janë evakuuar për të shmangur ndonjë tragjedi njerëzore. Janë plot 37.407 nderhyrje të zjarrfikësve në ditët e fundit në të gjithë Italinë kryesisht në zjarre të vendosura në pyje dhe në territore të pabanuara, porqë përshkak të temperaturave të larta dhe erës janë përhapur me shumë shpejtësi. Vetëm në 24 orët e fundit ka patur 120 ndërhyrje kryesisht të flotës ajrore. Momentalisht po punohet fort në Aidone Contrada San Bartolo (Enna), në Randazzo (Katania), në Chieti Roça San Giovanni, provincë e  Katanzaro dhe në provincën e Barit dhe Pulias. Në Sicili aktualisht po zhvillohen 90 operacione, ndërsa është pezulluar lëvizja e trenave në linjën e Adriatikut (Ankona-Bari) dhe banorët janë këshilluar të mbajnë dritaret mbyllur për shkak të resë së madhe të tymit të krijuar. Dëme njerëzore nuk ka, por dëmet ekonomike, në pyje dhe ferma janë të konsiderueshme.

Zjarre ka pasuredhe ne Spanjë, edhenë France në zona të caktuara .

Kosovë

Kosova dhe disa shtete evropiane janë në alarm për shkak të zjarreve të rëna prej ditësh si shkak edhe i temperaturave të larta.

Në Kosovë, duket se situata po vihet nën kontroll, pasi nga 50 vatra zjarri tashmë janë aktive vetëm 10 prej tyre. Zonat e prekura kanë qenë Peja, Gjakova, Malisheva, Suhareka dhe Deçani, ndërsa po vijon monitorimi nga ajri për parandalimin e përhapjes së vatrave.

Next Post
U kap duke tërhequr paratë që i fshehu në pusetë, burg grabitësit të 3 milionë lekëve

17-vjeçarët bëhen bashkë dhe i vjedhin çantën e dorës zviceranit/ Arrestohen nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com