• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zjarret po djegin Evropën, ekspertët paralajmërojnë: Do të shtohen me 39% në dekadat e ardhshme! Në rastin më të keq…

by A. Q
20/08/2026 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarret pyjore pritet të përfshijnë 39% më shumë territor të Europës deri në fundin e këtij shekulli, nëse nuk merren masa për menaxhimin më të mirë të tyre, e kjo sipas një studimi të fundit, do të ndodhë edhe në skenarin më optimist për ndalimin e ngrohjes së planetit.

I nxehtit ekstrem, dhe moti i thatë dhe me erë që i bën edhe zjarret më të vogla të kthehen në një ferr të furishëm flakësh, pritet të prekë një pjesë akoma edhe më të madhe të Europës.

Në skenarin më të keq të modeluar nga studiuesit, ku ngrohja globale do të arrinte 3.6°C mbi nivelet paraindustriale, sipërfaqja e djegur do të pothuajse trefishohet.

Studimi zbuloi se përmirësimet në menaxhimin e zjarreve mund ta zbusin këtë rritje me më shumë se 70%, por nuk do të mund ta eliminojnë plotësisht.

“Investimet në menaxhimin e zjarreve mund të ndihmojnë deri në një pikë, por nëse vazhdojmë në një rrugë me emetime të larta, përsëri do të shohim rritje të mëdha të sipërfaqes së djegur”, tha Maik Billing, studiues i ekosistemeve në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK) dhe autori kryesor i studimit.

“Menaxhimi i zjarreve nuk mund të zëvendësojë masat për frenimin e ndryshimeve klimatike.” Kërkimi vjen në një kohë kur zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të Evropës, me vatra të mëdha zjarri që kanë goditur vende të Evropës veriore si Britania e Madhe, Belgjika dhe Gjermania, pas disa javësh gjatë të cilave Franca, Spanja, Italia, Kroacia dhe Greqia u përballën me zjarre gjigante.

Në të gjithë BE-në, ky sezon zjarresh pritet të bëhet i treti më i keq i regjistruar, pas viteve 2025 dhe 2022, sipas të dhënave të publikuara sot nga Shërbimi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje. Deri tani janë djegur më shumë se 600,000 hektarë, ndërsa në Belgjikë, Francë dhe Sllovaki janë thyer rekordet për këtë periudhë të vitit.

 

Next Post
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In