• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive në Postribë të Shkodrës

by Java News
02/08/2022 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4 vatra zjarri janë aktive aktualisht në vendin tonë. Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Postribë, bashkia Shkodër, pranë Liqenit të Zi në Mat, në fshatin Dragobi të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit. Në fshatin Postribë është aktivizuar vatra në orët e para të mëngjesit dhe ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, zjarri ka filluar në mesditën e ditës së djeshme në Parkun Kombëtar të “Qafë Shtamë”. Gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektive të FA dhe nga ajri me helikopter Cougar të MM. Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM per fikjen e saj. Ndeërsa në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, është riaktivizuar vatra e shuar disa ditë më parë, në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të mbështetur me 20 efektivë të FA.

Pas një pune të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

  1. •    Fshati Pecë, bashkia Finiq.
  2. •    Në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë.
  3. •    Fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë.
  4. •    Fshati Ruzhdie, bashkia Patos.
  5. •    Fshati Daullas, bashkia Fier.
  6. •    Fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe.
  7. •    Fshati Rrapë, bashkia Pukë.
  8. •    Fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë.
  9. •    Fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë.
  10. •    Fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorë.
  11. •    Fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë.
  12. •    Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës.
  13. •    Fshati Metallë, bashkia Shijak.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta, të njoftojnë për çdo vatër zjarri në kohë të shpejtë pranë shërbimeve zjarrfikëse vendore. Të gjitha forcat e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, me kapacitetet e nevojshme për ndërhyrje nga toka dhe nga ajri. Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

g.kosovari

Next Post
“Ku qëndron problemi këtu”/ Brisi i Tatimeve akuza qeverisë për inceneratorët nga Partia e Lirisë: Punonjësi i thjeshtë u bë pronar

“Ku qëndron problemi këtu”/ Brisi i Tatimeve akuza qeverisë për inceneratorët nga Partia e Lirisë: Punonjësi i thjeshtë u bë pronar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In