Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) në Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike, njofton Mbrojtja Civile dhe e Emergjencave.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Njësia Administrative Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.
Ndërkohë në bashkinë e Tropojës, vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur në fshatin Dragobi, Margegaj dhe vatra e zjarrit në Cërrnicë njësia administrative Llugaj janë shuar plotësisht.
Në bashkinë Hasit, është aktive një vatër zjarri në zonë pyjore afër lagjes Ahmataj fshati Nikoliq, Golaj.
Për izolimin e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 punonjës të pyjores dhe 4 efektiv zjarrfikës të MZSH-së Has.
/b.h











