• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarret në Elbasan, zv.ministrja e Brendshme: Koordinim më efikas i strukturave

by A R
10/08/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e vështirë me zjarret gjatë ditëve të fundit, ka bërë që zv.Ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, të zhvillojë një takim me strukturat përgjegjëse për monitorimin e situatës në prefekturën e Elbasanit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, anëtarë të Komisionit të Emergjencave Civile, me qëllim njohjen nga afër të problematikave që ka qarku sa i përket situatës së zjarreve dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me emergjencat.

Njoftimi:

Zv.ministrja Voda ka shprehur mbështetjen e MPB dhe Qeverisë në situatën e krijuar dhe ka premtuar që shpejt në muajt që pasojnë, do të ndërmerren hapat e nevojshme për të zgjidhur çështjet emergjente.

“Ne kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë dhe sigurisht që pushteti qendror është dhe do të mbetet gjithmonë aleat i pushtetit vendor. Problemi është të gjejmë zgjidhjet bashkë dhe kemi shansin që në shtator, kemi krijimin e një qeverie të re e patjetër që do të kemi një program të ri qeverisës, i cili na jep shpresë që këto ide që kemi, këto problematika që kemi, t’i shtrojmë dhe t’i bëjmë pjesë të një programi të suksesshëm qeverie”, tha Voda.

Zv.ministrja vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet strukturave në gjirin e Komisionit të Emergjencave Civile dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë pa asnjë ndërprerje në situatë e krijuar për shkak të zjarreve. Voda theksoi në fjalën e saj nevojën për një koordim më të shpejtë dhe efikas mes strukturave të ndryshme që janë të ngarkuara nga ligji për përballimin e emergjencave të tilla të shkaktuara nga zjarret dhe moti i nxehtë.

“Drejtoria e Emergjencave Civile në MPB dhe strukturat që merren me koordinimin dhe planëzimin e emergjencave, është e gjitha në krye të detyrës, për t’ju ardhur në ndihmë, koordinuar me të dhe gjithë strukturat e tjera, në radhë të parë për të mos pasur dëme në njerëz dhe për të minimizuar dëmet materiale që shkaktojnë këto zjarre.

Mesazhi është i qartë, në vazhdojmë të punojmë 24 orë në 24 për të marrë informacionet që vijnë nga çdo cep i territorit për çdo vatër zjarri që identifikohet nga burimet tona, por sigurisht edhe nga njoftimet tuaja”, u shpreh zv.ministrja Voda.

Voda vlerësoi anagazhimin dhe sakrificat nga struktura të ndryshme të cilat kanë qenë në vijën e parë të përballjes me zjarret.

Në takimin e zhvilluar në Elbasan morën pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, drejtori i Përgjithshme i MZSH, Alfred Kristulli, dhe drejtori i Koordinimit me Prefekturat Bekim Murati.

MPB ka planifikuar të zhvillojë gjatë ditëve të ardhshme disa takime pune në qarqet që janë prekur më shumë nga zjarret.

Next Post
Rama kthen sytë nga zjarret: Situata do vijojë e vështirë

TAP: Zjarrfikëse dhe ambulancë për 8 bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

March 22, 2026
Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

March 22, 2026
E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

March 22, 2026
Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

March 22, 2026
Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

March 22, 2026
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 mars 2026

March 22, 2026
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In