• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

by E S
22/03/2026 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshte publikuar në media drafti i pozicionit të përbashkët për piketat e ndërmjetme të hartuar nga Komisioni Evropian për grupkapitullin e themeloreve. Drafti mban datën 26 shkurt dhe po shqyrtohet nga grupi i punës për zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në BE (COELA).

Dokumenti i hartuar nga Komisioni Evropian ka nota pozitive duke vlerësuar progresin e Shqipërisë në grupkapitullin e themeloreve.

“Komisioni vëren se Shqipëria në përgjithësi ka përmbushur kriteret e ndërmjetme për kapitujt 23 dhe 24 për Shtetin e së Drejtës, ka rritur më tej nivelin e përafrimit dhe po bën progres në zbatimin e acquis së BE dhe standardeve evropiane në këtë grup kapitull.”

Drafti analizon situatën dhe skicon rrugën ku duhet të ecë Shqipëria në procesin e negociatave për grupkapitullin e themeloreve i cili është më i vështiri në këtë proces dhe hapet i pari e mbyllet i fundit. Ndër çështjet më të rëndësishme që Shqipëria duhet të zgjidhë sipas këtij drafti është lufta kundër korrupsionit e cila sipas komisionit ka natyrë të përgjithshme dhe është i përhapur gjerësisht.

“Korrupsioni mbetet mbizotërues në shumë sektorë të jetës publike dhe biznesit, përfshi të gjitha degët e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe mbetet një çështje që përbën shqetësim serioz. BE vëren progresin e Shqipërisë në ndryshimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në luftën kundër korrupsionit. BE nënvizon se këto masa tani duhet të zbatohen me vendosmëri dhe të kenë impak veçanërisht ne sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, mbi të gjitha në infrastrukturën publike, kadastrën, doganat, administratën tatimore, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike dhe kontratat e partneritetit publik privat.”

Ndër çështjet që ka vlerësimin më të lartë është reforma në drejtësi. Brukseli vlerëson se kuadri ligjor dhe institucional për funksionimin e gjyqësorit ka nivel të lartë të përputhjes me standardet evropiane.

“BE nënvizon nevojën që ekzekutivi dhe legjislativi shqiptar të respektojnë plotësisht pavarësinë e gjyqësorit dhe të zbatojnë plotësisht, si çështje prioritare, vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese.”

Ky është vetëm drafti i Komisionit Evropian e që të miratohet duhet vota unanime e vendeve anëtare. Raporti i IBAR merr një rëndësi të veçantë pasi pa miratimin e tij nga vendet anëtare, Shqipëria nuk mund të mbyllë asnjë prej 33 kapitujve të negociatave.

Prej javësh tashmë, përfaqësuesit e vendeve anëtare po e shqyrtojnë në COELA duke paraqitur pyetje për sektorë të veçantë e për çështje që lidhen me kapitullin e themeloreve.

Diskutimet e përfaqësuesve të vendeve anëtarë në këtë fazë nuk janë publike.

Next Post
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com