Të paktën gjashtë fëmijë kanë vdekur dhe tre të tjerë kanë marrë plagë pas një zjarri që shpërtheu sot në mëngjes në një shkollë fetare në fshatin Karaagac në provincën e Diarbakirit, në Turqi.
Sipas agjencisë Anadolu Ajans, zjarri është shkaktuar nga një stufë elektrike.