• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

by Plarent Ndreca
04/03/2026 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Mero Baze ngriti dje një shqetësim publik mbi ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake në çështjen e ashtuquajtur “Sterilizimi”, në raport me akuzën fillestare të prokurorisë. Por përtej debatit mbi rëndimin apo riformulimin e akuzës, ekziston një pyetje më themelore, që paraprinë çdo diskutim tjetër:

Gjatë ushtrimit të funksionit tim si nënkryetar i komisionit hetimor parlamentar për çështjen e “Sterilizimit”, u konstatua me dokumente zyrtare se kjo çështje ishte hetuar dhe pushuar dy herë:

• një herë nga Prokuroria e Tiranës;

• një herë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda (sot Prokuroria e Posaçme).

Ky fakt është i dokumentuar me shkresa zyrtare nën administrim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2017, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u vendos një filtër thelbësor:

rifillimi i një çështjeje të pushuar nuk është më kompetencë e prokurorit. Asnjë dispozitë tranzitore madje për të justifikuar ndonjë përjashtim.

Ai kërkon autorizim gjyqësor përmes revokimit të vendimit të mëparshëm të pushimit nga gjyqtari i seancës paraprake.

Ligji është i qartë: Pa një vendim gjyqësor revokimi, hetimi nuk mund të rifillojë.

Komisioni hetimor iu drejtua me shkresë zyrtare:

• Gjykatës së Posaçme;

• Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,

duke kërkuar informacion nëse ishte marrë ndonjë vendim revokimi për pushimet e mëparshme të çështjes “Sterilizimi”.

Përgjigjja zyrtare nga të dyja gjykatat ishte e qartë:

Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor revokimi.

Fakt ky që tregon se procedimi penal është rifilluar pa autorizimin e kërkuar nga ligji.

Në një shtet të së drejtës, kjo nuk është një mangësi formale. Është një cenim themelor i ligjshmërisë së procedimit.

Nëse ligji kërkon një “çelës” procedural – vendimin e revokimit – dhe ky çelës mungon, atëherë çdo veprim i mëpasshëm procedural ndërtohet mbi një bazë juridike të paqenë.

Kjo e kthen procesin në një procedim:

• të nisur pa autorizim ligjor;

• të zhvilluar në mungesë të kushtit paraprak;

• juridikisht nul në thelb.

Dhe megjithatë, mbi këtë bazë:

• disa qytetarë janë arrestuar;

• disa prej tyre vijojnë të mbahen në burg;

• të tjerë ndiqen penalisht prej kohësh.

Një çështje e nisur mbi bazën e kallzimit të parë në botë nëpërmjet pyetjesh e jo faktesh, të një partie politike – kryetari i së cilës sot mban detyrën e Avokatit të Popullit – ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta mbi lirinë personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Filozofia e reformës procedurale të vitit 2017 ishte pikërisht forcimi i kontrollit gjyqësor mbi veprimtarinë e prokurorisë. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake nuk është thjesht formal. Ai është garant i ligjshmërisë së procedimit.

Pyetja e parë nuk është:

A duhet rënduar akuza?

Pyetja e parë është:

A ekziston në mënyrë të ligjshme procedimi?

Nëse mungon vendimi i revokimit të pushimit, atëherë diskutimi mbi akuzën as nuk mund të bëhet fare, jo më të rëndohet. Sepse nuk mund të rëndosh juridikisht diçka që nuk duhet të ekzistojë proceduralisht.

Nëse ky fakt – i konstatuar me shkresa zyrtare në një komision hetimor parlamentar – vazhdon të injorohet, çdo minutë që procesi vijon rëndon mbi përgjegjësinë individuale të atyre që kanë detyrimin ta verifikojnë.

Një proces i nisur në kundërshtim me një kusht të qartë procedural nuk mund të shpëtohet me interpretim kreativ, me retorikë mediatike, aq më pak në dëm të të akuzuarit.

Shteti i së drejtës nuk matet me numrin e personave në paraburgim. As me peshën politike të rastit. As me entuziazmin publik për të damkosur një individ.

Ai matet me respektimin rigoroz të procedurës.

Nëse ne pranojmë që një procedim penal mund të rifillojë pa autorizimin gjyqësor të kërkuar nga ligji, atëherë kemi rrëzuar shtetin ligjor dhe po vijojmë hareshëm drejt konsolidimit të shtetit gjyqësorë.

Ligji është më pak i rëndësishëm se vendimi gjyqësorë.

Next Post
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Comments 1

  1. Vlora says:
    6 months ago

    Hajdut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com