Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një pallati në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Tymi dhe flakët kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.











