Zyrtarët në Indonezi njoftojnë se të paktën 23 persona kanë vdekur në një zjarr që e kishte kapluar anijen e tyre afër kryeqytetit Xhakarta.
Anija po barte rreth 100 njerëz nga porti i Jakartas “Muara Angke” për në Tidung, në ishullin turistik, kur u kaplua nga zjarri, transmeton Express.
Një zyrtari i një agjencie lokale për fatkeqësitë, Seply Madreto, ka thënë për Metro TV se më shumë se 10 persona të lënduar janë dërguar në spital. Sipas tij, zjarri e ka ngulfatur gjysmën e anijes, citohet “Express”. (b.an)











