Zjarr në banesë në Berat, dëme të mëdha materiale pa të lënduar

Një zjarr ka rënë në një banesë dykatëshe në lagjen ‘Uznovë’ të qytetit të Beratit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë familjar. Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit me tre mjete zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e shpejtë e flakëve.

Zjarri, i cili ka nisur në katin e parë të banesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi, dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik.

Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ndërtesa vijon të mbetet e mbuluar nga tymi, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar, pasi në momentin e ngjarjes banesa ka qenë bosh.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com