Një zjarr ka rënë rreth orës 02: 30 të natës në N/Stacionin e Kasharit ku fatkeqësisht janë djehur të gjithë fidrat 20 kilovolt, duke lënë kështu pa drita gjysmën e Tiranës.
Dritat i kanë ikur Kamzës, Yzberishtit, Kasharit, pjesë së autostradës deri në Vorë, Mëzesit dhe Unazës së Re.
Zjarri është shuar me ndihmën e zjarrfikësve dhe aktualisht po punohet për riparimin e dëmit, i cili vlerësohet i përmasave serioze, pasi do të duhen disa orë për kthimin në punë të 20 fidrave të djegur dhe vënien në punë të Nstacionit Kashar./java/a.k










